Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
nga Genc Pollo
Dy fakte e dy komente
Fakti 1: çështja Bilali
Në shkurt 2017 një gjykatë federale në New Jersey, ShBA dënoi shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu me burgim me kusht; në shtator 2019 e njëjta gjykatë dënoi si bashkëfajtor me të amerikanin William Argeros me burgim (pa kusht). Akuza ishte financim i paligjshëm i fushatës së një kandidati presidencial. Por gjykata konstatoi se të pandehurit nuk kishin qëllim influencimin e rezultatit zgjedhor dhe e konsideroi këtë si rrethanë lehtësuese. Në v. 2012 Argerosit ju transferuan në llogarinë bankare 80 mijë dollarë nga një biznesmen në Shqipëri i cili u zgjodh deputet i Partisë Socialiste e përfitoi nga tenderat qeveritare. Argeros ja dorëzoi këto para Bilal Shehut, i cili i dha si donacion në Obama Victory Fund. Kjo bëri të mundur që Edi Rama, i shoqëruar nga Bilal Shehu, të ishte i pranishëm në një eveniment elektoral të Barack Obamas e të fotografohej me të. Në kujtesën publike ky rast ka mbetur si "gruaja e Bilalit" pasi në regjistrin e evenimentit dy vizitorët çuditërisht ishin shënuar si "Mr. Shehu and spouse".
Avokati i Argerosit deklaroi se klienti i tij kishte vepruar në emër të Edi Ramës, aktualisht kryeministër i Shqipërisë. Zyra e Ramës sipas Associated Press kishte mohuar se kishte lidhje me këtë çështje.
Fakti 2: çështja McGonigal
Në janar të këtij viti Departameni i Drejtësisë së ShBA publikoi akt-akuzën kundër ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal i cili e kishte mbyllur karrierën si drejtor për shtetin New York. Nga ai tekst ku emri i Ramës figuron mbi një dyzinë herë si dhe nga burimet e akuzës të kontaktuara nga disa media serioze amerikane McGonigal kishte marrë para nga njerëz të besuar të Ramës, informacione nga zyra e Ramës që do të shërbenin për të trysnuar e neutralizuar kryetarin e Partisë Demokratike. Burimet amerikane gjithmonë e më shumë dyshojnë se McGonigal u përdor edhe për të blacklistuar ish kryetarin e kësaj partie e kryetarin aktual Sali Berisha. Përveç kësaj McGonigal përmes qeverisë Rama tentoi fitime në industrinë e naftës, me investigime private për llogari të politikanëve si dhe zhvati miliona nga oligarkë pranë qeverisë përmes shantazhimit.
Kryeministri Rama ka reaguar duke thënë se ai në ketë çështje nuk ka kryer asnjë akt të kundraligjshme apo jo etike por ka vepruar në shërbim të interesit shtetëror. Më tej ai ka pohuar se Amerika është e pakorruptueshme dhe se "narativat" rreth skandalit McGonigal janë "punë kazanësh".
Komenti 1: mbi pohimin Amerika është e pakorruptueshme
Historia e Shteteve të Bashkuara ka pafund raste korrupsioni e shpërdorimi të ofiqit. Ashtu siç kanë edhe shtete të tjera qofshin demokraci funksionale, regjime hibride apo diktatura. Më të njohurat janë raste të rekrutimit përmes joshjes financiare të agjentëve të CIA-s, FBI-së por edhe zyrtarëve e shkencëtarëve nga spiunazhi i shteteve jo miqësore si p. sh. Bashkimi Sovjetik e më vonë Rusia e Kina. Më të shumtat janë raste me policë, kryebashkiakë, kongresmenë. Me polarizimin politik aktual, akuza për korrupsion me çanta me para u dëgjuan së fundmi edhe në debatin mes kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë. Ishte e pakëndëshme! Por në demokracitë funkionale ka ndarje pushtetesh, mbikqyrje parlamentare, gjyqësor të pavarur dhe media të lira. Kjo bën që rastet e korrupsionit e abuzimit të denoncohen, ekspozohen, hetohen e gjykohen. Jo gjithmonë ndodh kështu; se edhe demokracia, si çdo gjë njerëzore, nuk është perfekte. Por në përgjithësi ndodh kështu sepse e mundëson sistemi demokratik. Çka nuk mund të thuhet për regjimet hibride e diktaturat. I shikuar në këtë prizëm pohimi i z. Rama se "Amerika nuk korruptohet" duket i bazuar. Por druaj se Rama përpiqet të konfondojë amerikanë të veçantë me Amerikën në terësi.
Sepse shtetas amerikanë pa ofiqe (si në Faktin 1) apo me ofiqe (si në Faktin 2) mund të joshen e të korruptohen dhe pastaj të shkelin ligjin. Kështu si kanë ardhur gjërat duket se nuk ka njeri tjetër mbi glob që t'a dijë këtë më mirë se Edi Rama.
Komenti 2: mbi ndikimin sui generis nga Shqipëria
Çështja gjyqësore Bilali-Argeros në ShBA pati mbulim mediatik e komente të shumta. Ndër keto të fundit më ka mbetur në kujtesë analiza e një politologu i cili e shihte si krejt të veçantë përpjekjen e Ramës për të t'u takuar e fotografuar me Obamën. Sipas tij ka shumë politikanë nga të katër anët e botës që investojnë shumë më shumë se 80 mijë USD për të patur akses tek vendimmarrësit amerikanë. Por ata e bëjnë ketë që të influencojnë politikat amerikane në favor të shteteve të tyre. Si rregull në fushën e sigurisë, ndihmës zhvillimore e tregtisë. Rasti Rama-Obama ishte i pari i njohur kur investimi bëhej për një foto e cila me gjasë do të ndikonte në opnionin publik e në votën e elektoratit në shtetin tjetër - konkludon politologu.
Të tërë ne do të ishim kuriozë se çfarë do të shkruante po ky politolog po të njihej me të gjitha aspektet e skandalit McGonigal që ka raportuar media. Kontrasti mbetet i fortë: agjentët sovjetikët e më vonë rusë hiqnin picirin e paguanin qimet e kokës për te rekrutuar spiunë amerikanë që të gjenin sekrete ushtarake e strategjike; kurse nga Shqipëria paskemi shefin e qeverisë dora vetë që e trajtonte personalisht të rekrutuarin dhe e dirigjonte kundër opozitës politike; e kur e mbaronin këtë punë merreshin me biznes, shantazhe e zhvatje. Sui generis në katror do te vija bast unë.
*Ish ministër e deputet
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14