Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
Analiza e Lea Ypit/ Zgjerimi i BE-së si xhiroja e Durrësit në komunizëm
Kur isha e vogël, në vitet 1980 në Shqipërinë komuniste, shumë pak gjëra mund të bëje mbrëmjeve të ngrohta të verës, përveç xhiros. Xhiro, që rrjedh nga latinishtja girare ose greqishtja e lashtë γῦρος (fjalë për fjalë sillet në rrathë), është çka europianët e tjerë mund ta quajnë, pa ndonjë aht, passeggiata, promenadë, ose Spazierengang. Por, xhiroja kishte diçka më shumë se ç'mund të ngërthente secila prej këtyre fjalëve: një ritual shprese dhe qëndrueshmërie, sikur të ishte krejt në shkujdesje të faktit se nuk kish diç tjetër për të bërë veç asaj xhiroje, sikur midis morisë së alternativave të mosqena, xhiroja ishte gjithsesi më e mira gjë.
Çfarë bëhej në xhiro? Në rastin e vendlindjes sime, Durrësit, në bregun e Adriatikut, njerëzit vishnin teshat më të mira dhe, sapo perëndonte dielli, shëtisnin në qendër të qytetit derisa të arrinin buzë detit. Por, të shpjegosh se ku kulmonte xhiroja është pak e zorshme. Mund të rrezikosh të lësh përshtypjen se xhiroja kishte një qëllim: të shkosh diku, ose të takosh dikë, ose të bësh diçka. E vërteta është: nuk kishte asnjë qëllim. Xhiro ishte një qëllim në vetvete. Kishte rregullat e veta, simbolikën e vet, madje edhe ritmet e veta. Jo shumë shpejt (pasi kjo do të nënkuptonte se po përpiqeshe të mbërrije diku), as shumë ngadalë (pasi kjo do të kishte provokuar një bllokim dhe do t'i bënte të gjithë të ndalonin).
Në kaq shumë pikëtakime, xhiroja ngjan me procesin e zgjerimit evropian. Vazhdon përgjithmonë, vazhdon në rrathë dhe, pyetja se ku po shkon duket e papërshtatshme për t'u bërë. Në viciozen e vet, në parashikueshmërinë, në monotoninë aksiomatike, ajo ishte njëkohësisht e pashpresë dhe shpresëdhënëse, gëzueshëm sfidante dhe mjerisht e dorëzuar.
Por ka edhe elementë të tjerë që më bëjnë të mendoj për Europën dhe ngjashmërinë me këto shëtitje rinore. Në Durrës, dalja për xhiro ishte si të bëje një turne imagjinar nëpër historinë europiane. Si zakonisht kaloje pranë një siti të vogël arkeologjik, të rrënuar, ku kolonat e thyera evokonin antikitetin kur qyteti quhej Epidamnos, një emër që romakët e ndryshuan më vonë ndoshta sepse kishte diçka prej mallkimi- damnos - në të.
Oligarkët e mërguar të Epidamnosit janë parësorë në Luftën Peloponeziane të Tukididit, një nga tekstet themelore të qytetërimit europian, dhe një nga mësimet e para për fuqinë dhe realizmin në sferën ndërkombëtare. Ata shfaqen gjithashtu te Politika e Aristotelit, si një shembull i degjenerimit të sundimit oligarkik: të pasurit kthehen kundër të varfërve, të varfërit që luftojnë për kontroll me të pasurit, lindja e demagogëve. Fuqia, pasuria, realpolitika: nëse e gjithë kjo tingëllon e njohur, është sepse trashëgimia kulturore e Europës përbëhet nga vlera universale, por edhe nga shkelje universale.
Shkeljet dhe vlerat
Vetëm pak përtej rrënojave, ishte një amfiteatër romak (ose gjysma e amfiteatrit, pasi pjesa tjetër është ende e varrosur nën tokë, me shpresën se një ditë mund të ringjallet nga fondet e BE-së). Është amfiteatri më i madh në Ballkan, i ndërtuar nga perandori Trajan në shekullin II pas Krishtit. Edhe pse, për të qenë më të saktë, Trajani vetëm i porositi veprat; gurët u vendosën nga skllevër pa emër. Nuk është vetëm se shkeljet dhe vlerat bashkëjetojnë, por ndonjëherë njëra është parakusht për tjetrën.
Më tej gjatë xhiros, pikërisht pas amfiteatrit, ndodheshin muret bizantine të qytetit, të ngritura pas një tërmeti nga perandori lindor Anastasi, lindur dhe rritur vetë në qytet. Dhe në anën tjetër të murit, ishte Kulla Veneciane, që nga koha kur Durrësi njihej si Dukati i Durazzo-s, një koloni e Republikës së Venedikut e rikuperuar nga normanët, e kontestuar më vonë midis anzhuëve, serbëve dhe hungarezëve, përpara se konflikti të zgjidhej në mënyrë vendimtare me zgjerimin e Perandorisë Osmane. Nga e cila, çuditërisht, ka vetëm disa gjurmë: një xhami e vjetër, e kthyer në qendër rinore gjatë përqafimit të dhunshëm të ateizmit nga komunistët, disa shtëpi dhe pak dyqane.
Kur mbaroi Lufta e Ftohtë, gjithçka ndryshoi. Xhiroja u bë më e gjatë. I çoi njerëzit përtej rrënojave arkeologjike, përtej mureve të qytetit, përtej ujit, në një pjesë të ndryshme të Europës, në Bashkimin Europian. Ushtarët europianë, dikur të mobilizuar për të pushtuar tokat e huaja, tani po kontrollonin kufijtë e jashtëm. Institucionet europiane u ngërthyen me dilemën nëse këta europianë të rinj, aspirantë, ishin të njëjtë me ata të vjetrit e suksesshëm. A e meritonin të vinin? A kishin pretendime të vlefshme për të udhëtuar? Mbi çfarë bazash mund të nguliteshin? A ishin vlerat e tyre në përputhje me ato europiane?*
Shqipëria dhe Europa
Kur më pyesin nëse Shqipëria e meriton të jetë në Europë, mendoj për shëtitjen time nëpër Durrës dhe buzëqesh. Ka qenë e vështirë për t'u mbajtur jashtë saj në mijëra vitet e fundit. Me të mira dhe të këqija. Por, pyetja shpërfaq qëndrimin e atyre që e parashtrojnë, duke barazuar idealet e Europës me realitetin e institucioneve të BE-së, Brukselin me emancipimin universal, procesin e zgjerimit me një kurs pengues të vendosur nga shtetet anëtare të suksesshme dhe me meritë të Europës për (në rastin më të mirë) homologët aspirantë të paaftë dhe, (në rastin më të keq), të korruptuar.
Në tetor 2022, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë pas hapjes së negociatave të anëtarësimit, shqiptarët u qetësuan kur dëgjuan Komisioneren e BE-së Ursula von der Leyen të deklaronte gjatë një konference për shtyp: “Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë”. Ja ku i keni, të gjitha betejat e BE-së dhe të gjitha mundimet e procesit të zgjerimit në një metaforë.
Ky është formulimi më i thjeshtë i një marrëdhënieje të shtrembëruar: marrëdhënia jo mes të barabartëve, por e nxënësit me mësuesin, e atyre që kanë mençuri për të dhënë, me ata që kanë mësime për të mësuar, e shkopinjve dhe karrotave, e sanksioneve dhe e shpërblimeve. A mund të "mësohet" vërtet liria dhe demokracia? Dhe a janë këto llojet e mësimeve që shtetet aktuale të BE-së janë në gjendje për të dhënë?
Të paktën vendet kandidate kanë detyra shtëpie për të bërë. Po BE-ja? Vlerat e klubit janë të njohura: të drejtat e njeriut, dinjiteti njerëzor, sundimi i ligjit, barazia, liria, demokracia, respekti për pakicat. Ato u mësohen me aq pasion shteteve kandidate dhe laudohen me aq fanfarë në fjalimet e liderëve para-anëtarësim, sa do të shndërronin në besimtar, edhe cinikun më të palëkundur. Realiteti është më i ndërlikuar se kaq.
Nuk mund të ligjërohet për të drejtat e njeriut duke tërhequr fondet për projektet humanitare (siç ka kërkuar kohët e fundit Italia). Nuk mund të predikohet dinjiteti njerëzor duke i lënë njerëzit të mbyten në Mesdhe. Nuk mund të lavdërohet shteti i së drejtës ndërsa orkestrohen sistematikisht sulmet ndaj gjykatave (mirësevini në Poloni dhe Hungari).
E vërteta e trishtë është se për të gjitha këto çështje, idealet janë shumë larg realitetit, dhe axhenda e BE-së, nëse nuk përcaktohet, të paktën tërhiqet nga e djathta ekstreme. E majta, liberalët, të gjelbrit, qendra, thjesht ngushëllohen me faktin se nuk është aq keq sa mund të ishte (reflektim: është po aq e keqe sa rezistenca që has).
Imazhi që BE-ja ka projektuar tradicionalisht mbi shtetet kandidate – parimore, e sigurt, qëllimduhur – është e kundërta e asaj se si duket nga brenda. Studiuesit më parë debatonin mungesën e brendshme të demokracisë, dilema tani ka të bëjë me mbijetesën.
Por, çështjet e zgjerimit të jashtëm dhe reformës së brendshme nuk janë aq të ndara sa duken. Ndërsa partitë e krahut të djathtë fitojnë zgjedhjet nga një shtet anëtar te tjetri, dhe ndërsa partitë e majta gjithnjë e më shumë i imitojnë, projekti tronditet në thelb. Çfarë lloj BE-je do të dalë nga kriza aktuale? Me gjithë sa dimë, mund të jetë ai që pasqyron Zeitgeist-in: politikisht autoritare, kulturalisht esenciale, përjashtuese deri në mizori.
Mbijetesa e BE-së
Ç’kuptim ka në këto rrethana të diskutojmë për zgjerimin sikur të ishim në një epokë të politikës normale? Cili është qëllimi i biznes si përherë: respektimi i afateve, krahasimi i rasteve të Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor, vendosja e objektivave dhe zbatimi i prioriteteve? BE-ja kurrë më parë nuk është dukur më e pafuqishme. Sigurisht, fokusi nuk duhet të jetë në atë që mund të mësojë për zgjerimin, por si mund të mësojë të mbijetojë.
Por kjo kërkon një qasje të re për procesin e zgjerimit dhe integrimit: shqyrtimin e tyre si jo dy probleme, por një. Ai kërkon ndërveprim me vendet kandidate jo si vartës, por si partnerë, jo si subjekte pasive, por si agjentë të barabartë.
Prej dekadash, procesi i zgjerimit, po, është përpjekur të përmirësojë demokracinë në shtetet kandidate, por gjithashtu e ka varfëruar atë. Nga njëra anë, perspektiva e integrimit në BE e mbajti gjallë shpresën, brenda dhe jashtë saj, u dha qytetarëve një ndjenjë qëllimi, një vizion për të ardhmen, mes kolapsit të plotë të besimit te ideologjitë. Nga ana tjetër, ndërsa BE-ja inkurajoi respektimin e parimeve abstrakte, ajo reduktoi hapësirën për shkëmbim parimor.
Bashkimi inkurajoi sundimin e ligjit, por shmangu kritikat strukturore. Nëse sëmundjet sociale tani i fajësohen të gjitha “korrupsionit” të elitave vendase (sikur vetëm jashtë BE-së gjendet korrupsioni), kjo buron jo pak nga hegjemonia e diskursit të zgjerimit të BE-së. Implikimi ishte se nuk ka rregulla të këqija, ka vetëm njerëz të këqij. Rezultati është se njerëzit në rajon tani i shohin politikanët vetëm (të gjithë politikanët) si hajdutë.
Natyrisht, diçka e tillë tani ndodh edhe në BE. Kjo thjesht ilustron se sa shumë kanë ndryshuar kohët. Procesi i zgjerimit të jashtëm nuk mund të mbetet imun ndaj asaj që ndodh brenda. Ata që i rezistojnë BE-së aktuale, të joshur nga e djathta, nuk i rezistojnë se është shumë woke*, ose shumë kozmopolite. Shumë thjesht, dhe me shumë arsye duhet të shtoj, ata i rezistojnë sepse nuk i përfaqëson.
Është ky boshllëk përfaqësues që plotësohet nga e djathta ekstreme, duke e kthyer atë në një pyetje ose/ose: ose "ti" ose "ata", ose "Europa" ose "shteti", ose "migranti" ose "punëtori i bardhë". Problemi i BE-së nuk është se është transnacionale, por se nuk është mjaftueshëm transnacionale, se është transnacionale vetëm për elitën. Nocioni se ne jemi të gjithë të barabartë në bërjen e ligjeve të cilave duhet t'u bindemi (ose rregulloreve të BE-së me të cilat ne jemi në përputhje) është kaq i pavërtetë në një botë me ndarje strukturore ekonomike dhe politike, saqë është befasuese dhe për të ardhur keq që është bërë një kredo vetëm për të djathtën.
Reforma demokratike
Në Republikën e Platonit, demokracia krahasohet me një pazar kushtetues. Njerëzit kanë aq shumë liri saqë mund të zgjedhin çdo formë sundimi si themelin e bashkësisë politike: sundim nga populli (demokracia), sundim nga të pasurit (oligarkia), sundim nga më të mirët (aristokracia) dhe, kur demokracia përkeqësohet, sundimi nga tiranët.
Platoni, siç dihet, nuk ishte demokrat, fjalët e tij ishin një paralajmërim. Por ka diçka në kritikën e tij që e bën njeriun të mendojë për BE-në, një lloj tjetër pazari kushtetues. Parlamenti Europian i ngjan sundimit të njerëzve, Banka Qendrore Europiane i bën jehonë sundimit të të pasurve, Komisioni dhe Gjykata Europiane e Drejtësisë përfaqësojnë sundimin e më të mirëve (ose ekspertëve) dhe Këshilli kombinon elemente të të gjitha këtyre.
Kjo përzierje elementësh e bën axhendën për transformimin e BE-së veçanërisht sfiduese. Në rastin e shteteve kombëtare, prania nominale e sovranitetit është ajo që jep iluzionin e kontrollit popullor: politika bëhet edhe një herë hapësira e lirisë. Institucionet e BE-së kanë vetëm politika (policy) për të ndjekur. Dhe kështu, idetë e mira të politikave qarkullojnë: një marrëveshje e gjelbër europiane, një politikë e përbashkët europiane e migracionit dhe (kur gjërat shkojnë mirë) një skemë tatimore progresive. Por, siç e kemi parë së fundmi, politikat e mira kërcënohen nga politikat e këqija.
BE-ja nuk ka qenë kurrë më parë më e ndjeshme ndaj politikave luhatëse të shteteve të saj anëtare (Brexit ishte vetëm një shenjë e parë paralajmëruese). Kjo është arsyeja pse krijimi i politikave të mira – duke përfshirë politikat për zgjerimin – nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Politikat e mira nuk mjaftojnë: ato gjithashtu kërkojnë ente njerëzore. Ndryshimi i vërtetë në BE kërkon zhvillimin e një lëvizjeje pan-europiane që mbron politikat e duhura gjithëpërfshirëse, rrënjësisht egalitare, një sërë rregullash dhe institucionesh që praktikojnë lirinë dhe barazinë që predikojnë.
Problemi i zgjerimit të jashtëm të BE-së nuk mund të ndahet nga ai i reformës së brendshme. Por, ne nuk do të bëjmë përparim nëse zhytemi në debate se cilat vende do të anëtarësohen së pari në BE, cila është data më e mundshme e pranimit, kush do të jetë i dyti, kush do të vijë më pas. Ajo që nevojitet në vend të kësaj, është veprimi politik vendimtar dhe qartësia e shikimit që karakterizoi etërit themelues: një vizion i ri ekonomik i aftë për të kapërcyer kufijtë e kapitalizmit dhe institucione politike të afta për t'u dhënë qytetarëve përfaqësimin e duhur demokratik. Me pak fjalë, një model i ri ekonomik transnacional i kombinuar me një model të ri politik transnacional.
Europa është në një pikë kthese vendimtare. Ajo ose mund të formësohet nga e djathta, e cila përfundimisht do ta shkatërrojë atë nga brenda, ose do t'i duhet të hapë një kurs të ndryshëm nga i zakonshmi, i cili nuk i jep përparësi asaj që duhet t'u mësojë të tjerëve, por asaj që duhet të mësojë që ideali të mbijetojë.
Xhiroja e Europës
Në fund të shëtitjes sime në Durrës, arrije në një zonë të njohur, joformalisht, nga brezat e vjetër si Vollga (sipas emrit të frymëzuar nga sovjetikët e një hoteli të vjetër) dhe për ne fëmijët si Rezistenca, ose sheshi i Rezistencës, pas një memoriali komunist që kujtonte Rezistencën e Shqipërisë kundër pushtimit fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Memoriali përbëhej nga disa shkallë betoni (shpesh të përdorura nga fëmijët për rrëshqitje), që të çonin te një skulpturë e madhe socialiste e një ushtari të paidentifikuar. Vështrimi i tij ishte ngulur në detin Adriatik, dhe në shprehjen e syve kishte diçka prej malli, gati melankolike. Por duart e tij hovnin lart, duke mbajtur një armë të drejtuar drejt Italisë, në anën tjetër. Ishte një imazh plastik i dhunës dhe i dëshirës.
Megjithatë, askush nuk e vinte re. Durrsakët shëtisnin rreth memorialit si në një kortezh, të zhytur në shqetësimet e tyre të përditshme, dhe as ia hidhnin sytë, aq më pak të ndalnin për të vëzhguar. Edhe kjo ka diçka prej BE-je. Një procesion i pafund përreth së kaluarës. Një e kaluar që është thjesht një pikë referimi. Ne kurrë nuk ndalemi, kurrë nuk shikojmë lart, kurrë nuk mendojmë. Ajo thjesht shtrihet aty si një statujë bronzi e ftohtë, me mësimet e saj më të rëndësishme që janë, si të mbetura jashtë pamjes ashtu edhe të dukshme si drita.
Shënim: Ky artikull jep pikëpamjet e autorit, jo pozicionin e EUROPP – European Politics and Policy or the London School of Economics.
Përkthimi në shqip: Poltiko.al
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23