Analiza/ Protestat në Izrael dhe Serbi: Çfarë i bashkon Vuçiçin dhe Netanjahun
Boshko Jakshiç-Politika
Largësia në vijë ajrore mes Beogradit dhe Tel Avivit është 1.879 kilometra, por të dy këto qytete i lidh shumë seria e protestave të cilat po lëkundin pushtetin e liderve të Serbisë dhe Izraelit.
Në Tel Aviv, por edhe në qytetet e tjera izraelite, që prej 22 javësh radhazi, me qindra mijëra njerëz protestojnë në mënyrë që qeverinë ultrakonservatore të Benjamin Netanjahut ta pengojnë për të realizuar reformën e sistemit të drejtësisë për të cilën thonë se përbën një “grusht shteti“ me të cilin pushteti ekzekutiv dëshiron të nënshtrojë pavarësinë e sistemit gjyqësor, të shkatërrojë demokracinë dhe t’i hapë rrugë diktaturës.
Në Beograd u mbajt e pesta nga seria e “Protestave kundër dhunës“, e cila grumbulloi me dhjetra mijëra njerëz, gjithnjë e më shumë të rinj. Kërkojnë nga presidenti Vuçiç ndërprerjen e promovimit dhjetëvjeçar të formave të ndryshme të dhunës në jetën politike dhe publike si dhe çlirimin e hapësirës publike.
Portreti paralel i dy liderve të internacionales djathtiste, e cila është në ardhje e sipër, tregon agresivitetin e autokracisë, populizmit dhe nacionalizmit që nuk njeh kufinj. Të gjithë ata janë njëlloj. Nuk besojnë se konsensusi i mendimeve është më efikas se diktati njëmendimësh, se toleranca është parakusht i demokracisë ndërsa mbyllja para mendimeve ndryshme do të thotë mbyllje e lirisë dhe kamp përqëndrimi. Retorikat e tyre kundërmojnë hakmarrje dhe larje hesapesh.
Netanjahu gjatë gjashtë mandateve, Vuçiçi që nga viti 2012, promovojnë vlerat e pseudodemokracisë ndërsa shkatërrojnë sistematikish parimet e shtetit të së drejtës, lirisë së fjalës. Si njëri ashtu edhe tjetri ndjehen mirë në shoqërinë e krijuesit të “demokracisë joliberale“, kryeministrit hungarez Viktor Orban, dhe përpiqen të mos i’a prishin qejfin Vladimir Putinit. Refuzojnë sanksionet kundër Rusisë.
Aca Serbin dhe Bibi Netanjahu mbështeten në mënyrë konstante te varianti serb dhe hebrè i makartizmit. Fyejnë demonstrantët, futin provokatorë në radhët e tytre, hedhin bomba tymuese propagandistike dhe nuk përmbahen nga polarizimi i shoqërisë.
Izraeli dhe Serbia janë ndarë përbrenda si rrallë herë më parë në historinë e tyre të re, por liderët e tyre djathtiste janë të fiksuar mbi të gjitha me ruajtjen e pushtetit personal i cili nga viti në vit merr forma gjithnjë e më autoritare. Që të dy janë manipulatorë të talentuar populistë ndërsa uzurpojnë pushtetin për të çmontuar institucionet demokratike.
Bibi ka formuar qeverinë më të djathtë në historinë e vendit të tij. Aca flirton në fshehtësi kleronacionalistët konservatorë. I pari u bën lëshime hebrejve ultraortodoksë, i dyti krahut të djathtë të Kishës ortodokse serbe. Ajo që kanë të përbashkët në të kuptuarit e politikës nga ana e tyre është bindja e thellë se kundër tyre nuk ka rivalë politikë por vetëm armiq. Kanë vënë në punë makinerinë e urrejtjes ndërsa përhapin me agresivitet konfrontimin dhe dhunën verbale.
Netanjahu përpiqet të sigurojë kontrollin e pushtetit ekzekutiv mbi gjykatat, por ka para vetes një mur të quajtur prokurori i përgjithshëm, autoritetin e të cilit përpiqet ta kufizojë. Vuçiçi nuk e ka këtë problem. Pushtetin ligjor dhe atë ekzekutiv ai i ka vënë nën kontroll dhe ka siguruar gjykata të nënshtruara. Prokurorja e përgjithshme në Serbi ekziston vetëm për të mos u përzier në punën e tij dhe sa për të marrë rrogën.
Por asnjë dhe as tjetri nuk mund të ndalojnë me qëndra mijëra demonstrantë. Bibi i akuzon ata se po “shkelin demokracinë”. Aca i përshkruan protestat si të “turpshme”. Të fiksuar pas fuqisë politike fyejnë me fodullëk duke mos e kuptuar se kësisoj rekrutojnë me mijëra kundërshtarë të rinj.
Të shtyrë nga totalitarizmi ata shkatërrojnë me agresivitet kritikat objektive që ekzistojnë në shoqërinë demokratike. Thjesht nuk mund ta durojnë kritikën. Për këtë, duke u mbështetur në demagogjinë e lirë, po e shndërrojnë gradualisht kultin e vet të personalitetit në kult të viktimizimit. Izraeliti pohon se është viktimë e “gjuetisë së shtrigave” nga ana e majtistëve. Serbi se është në shënjestër të fuqive “të pandershme dhe të pamend”, të cilat e kërcënojnë me vdekje atë dhe familjen e tij.
Kanë të përbashkët nevojën e papërballueshme për të kontrolluar mediat. Netanjahu bëri pazar për një kohë të gjatë që të fitonte mbështetjen e pronarit të gazetës ditore “Jediot Ahronot”. Radio ushtarake, e cila, e financuar me paratë e taksapaguesve izraelitë, për vitet të tëra ka gëzuar reputacion të panjollosur, tani po shndërrohet në megafon të Likudit të kryeministrit për të larë hesapet me prokurorin e përgjithshëm i cili në vitin 2020 e ka pas akuzuar Bibin penalisht.
Vuçiçi për këtë edhe nuk duhet të shqetësohet edhe aq shumë sepse është bërë redaktor përgjegjës i sëpaku dy televizioneve me frekuencë kombëtare dhe i një sërë tabloidesh, por apetiti i tij është i pashuar për të arritur të bëjë të heshtin këto media sipas recetës së Bibit: mercenarë të huaj që duan ta rrëzojnë nga pushteti. Retorika e çdo populisti kundërmon hakmarrje dhe llogaridhënie.
Kryeministri izraelit është nën presionin e opinionit të zëshëm publik dhe për pasojë e ka shtyrë reformën e drejtësisë që synon të bëjë dhe përpiqet të fitojë kohë dhe, ndoshta, të pranojë disa kompromise të vogla në mënyrë që të ruajë planin e tij prej ferri. Njerëzit nuk i besojnë dhe për këtë nuk heqin dorë nga dalja në rrugë. Konsistenca e protestuesve izraelitë është fantatsike. Këmbëngulja dhe masiviteti gjithashtu. “Dy mijë vjet populli hebre priti shtetin e tij dhe tani nuk do të lejojmë që ta humbim atë nga një grup fanatikësh”.
Presidenti i Serbisë është nën presion, tri herë brenda 12 orëve gjoja me një ton pajtues kërkoi dialog. Dialog për çfarë? Për televizionet “Pink” dhe “Hepi”? Hajde të lutem, këtu është i domosdoshëm një dialog thelbësor mbi demokracinë por si të bisedosh për këtë temë me një lider që nuk i beson demokracisë?
Si të bisedosh me Vuçiçin kur ai nuk është në gjendje ta frenojë vetveten e i quan bashkjëbiseduesit potencialë “hiena”? “Edhe nga varri mund të fitoj kundër jush”, thotë presidenti e fjalët e tij jehojnë nëpër katakombet e politikës serbe.
Vuçiçi ka një meritë kolosale që Serbia është kaq e polarizuar dhe nuk mund të jetë president bashkues. Ai i ka humbur shanset e tij për të fituar në këmbim kultin e personalitetit. Një kult i tillë dhe uniteti i përbashkët nuk kanë si të ecin bashkë. Vetëm në diktaturë. Me po këto argumente kundërshton edhe Netanjahu. Nuk mundet njeriu ambicjet e të cilit janë diktatoriale të bëhet një Teodor Hercl i ri.
Makineria e protestave në raste të tillë më parë ka humbur fuqinë. Numri i pjesmarrësve nga java në javë ka rënë – për kënaqësinë e pushtetit. A mund të përsëritet edhe këtë herë ky skenar? Organizatorët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik.
Për fat të keq ky popull nuk ka kohezionin që e kanë hebrenjtë. Nga ana tjetër, po fillon sezoni i pushimeve të verës. Kam një propozim: të mbahen edhe tri protesta të tjera. Pastaj qytetarët të shkojnë me pushime, ndërsa opozita t’i futet punës. Të përqëndrohet në atë thelbësoren. Të kërkojë lirinë e mediave.
Të tjerat vetvetiu vinë më pas.
Përktheu: Xhelal Fejza
Të fundit
“Truri i babait”, si e ndryshon atësia mendjen mashkullore
5 Qershor 2026, 21:44
Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në doganën e Durrësit
5 Qershor 2026, 21:25
Qytetarja e martuar prej 30 vitesh në Tiranë, institucionet e nxjerrin beqare!
5 Qershor 2026, 21:19
Rama fajëson armiqtë e Trump për jehonën e Zvërnecit: Nuk i rruhej njeriu...
5 Qershor 2026, 20:56
Gardisti dhunon protestueses gjatë takimit të Ramës /VIDEO
5 Qershor 2026, 20:39
Protestë kundër Ramës edhe në Berlin
5 Qershor 2026, 20:14
Avokati i Metës: Nëse Rama nuk dëshmon, procesi nuk është i plotë
5 Qershor 2026, 20:01
Si bllokada detare amerikane i ka humbur Iranit 6 miliardë dollarë të ardhura nga nafta
5 Qershor 2026, 19:44
Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja bazohet në thashetheme, USB-ja me prova…
5 Qershor 2026, 19:24
Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë
5 Qershor 2026, 19:09
Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe
5 Qershor 2026, 18:50
Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin
5 Qershor 2026, 18:33
Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?
5 Qershor 2026, 18:27
Von der Leyen: Shqipëria të ndjekë shpejt Malin e Zi
5 Qershor 2026, 18:13
Këto shenja të zodiakut do të gjejnë dashurinë në qershor!
5 Qershor 2026, 18:01
Siguri e shtuar për vizitën e Ramës në Vlorë
5 Qershor 2026, 17:46
Kuqezinjtë humbasin një vend në renditjen e FIFA-s
5 Qershor 2026, 17:32
Policia heq 14 mole detare në Ksamil
5 Qershor 2026, 17:16
Aksidentohet urbani te Gjykata e Tiranës, disa të lënduar
5 Qershor 2026, 16:56
Belgjika shqyrton shitjen e bizhuterive mbretërore për të mbushur boshllëqet në buxhet
5 Qershor 2026, 16:45
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni
5 Qershor 2026, 16:14
Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK
5 Qershor 2026, 16:01
Foto/ Qindra qytetarë i japin lamtumirën Enea Mekollit
5 Qershor 2026, 15:39
Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores
5 Qershor 2026, 15:03
Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë
5 Qershor 2026, 14:53
Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec
5 Qershor 2026, 14:19
Spiropali rendit problemet e qeverisjes: Pushteti po i tejkalon institucionet
5 Qershor 2026, 13:51
Berisha: Mbështesim protestën qytetare për Zvërnecin, por PD nuk përfshihet
5 Qershor 2026, 13:29
Protesta e bukur e shëmtuar
5 Qershor 2026, 13:10
Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore
5 Qershor 2026, 12:25
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
5 Qershor 2026, 11:38
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet sërish në SPAK
5 Qershor 2026, 11:02
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
5 Qershor 2026, 09:49
Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë
5 Qershor 2026, 09:37
Dy makina përplasen në aksin Kardhiq–Delvinë, një i vdekur e 3 të plagosur
5 Qershor 2026, 08:35
Me alternime vranësirash, si parashikohet moti për sot
5 Qershor 2026, 08:20
Udhëkryqi që sjell protesta për Zvërnecin: Nga do t’ia mbajë Shqipëria
5 Qershor 2026, 08:09
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Qershor 2026, 07:57
Hasimja: Shqipëria po humb një shans historik për integrimin në BE
4 Qershor 2026, 22:57
Senati amerikan miraton Eric Wendt për postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri
4 Qershor 2026, 22:30
Gazetarja: 43-vjeçari që vrau policin në Maliq ka qenë pjesë e forcave Komando
4 Qershor 2026, 22:10
Andoni Iraola është zyrtarisht trajneri i Liverpool
4 Qershor 2026, 20:52
U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e efektivit në Varrezat e Dëshmorëve
4 Qershor 2026, 20:26
Dridhet aeroporti i Vlorës/ Qeveria i vë gjobë 3 milionë lekë koncesionarit për vonesat
4 Qershor 2026, 19:18
BE do të japë 116 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë libaneze
4 Qershor 2026, 18:12
Rrëzohet avioni në Kroaci, të paktën 4 persona të vdekur
4 Qershor 2026, 16:31
Berisha: Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi nga Berati
4 Qershor 2026, 16:26
Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin e punës, kërkojnë rritje pagash
4 Qershor 2026, 16:17
Vrasja e efektivit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e autorit të dyshuar
4 Qershor 2026, 16:06
Ish-shefi i policisë malazeze ndalohet të hyjë në Serbi
4 Qershor 2026, 16:05
Berisha në Kuvend: Zvërneci po jepet pa transparencë, Rama fshihet nga përgjegjësia
4 Qershor 2026, 15:55
Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat
4 Qershor 2026, 15:17
Momenti kur Gjesti hyn i armatosur në zyrat e shtëpisë diskografike
4 Qershor 2026, 15:03
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
4 Qershor 2026, 14:33
Shalqiri, aleati i zemrës në verë
4 Qershor 2026, 13:56
Bordi vijon “ping pong” me çmimet e karburanteve, rritet sërish nafta
4 Qershor 2026, 13:39
Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!
4 Qershor 2026, 13:21
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
4 Qershor 2026, 13:14
Makina përfundon në kanal, banorët shpëtojnë babë e bir
4 Qershor 2026, 12:55
Berisha: Mbështesim çdo protestë, por nuk marrim autorësi, Rama mos bëjë anti-miting
4 Qershor 2026, 12:46
SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
4 Qershor 2026, 12:39
Berisha flet jashtë Kuvendit: Kryeministri po shmang interpelancat, shkel Kushtetutën
4 Qershor 2026, 12:26
Video/ Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq
4 Qershor 2026, 11:52
"Po i bëhet presion administratës", Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë
4 Qershor 2026, 11:33
Efektivi i plagosur në Korçë mbërrin te Trauma, ka marrë plagë në nofull dhe qafë
4 Qershor 2026, 11:26
SPAK troket te Igli Tare, ish-futbollisti përfshihet në dosjen Balluku
4 Qershor 2026, 11:16