Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Nga Ditmir Bushati
A ka Shqipëria një politikë të jashtme?
Kjo pyetje shtrohet teksa jetojmë në një periudhë tranzicioni dhe transformimi të thellë gjeopolitik, ku normat e rendit të deridjeshëm, prej të cilit ne shqiptarët përfituam, po shpërfillen gjithnjë e më shumë. Bota nuk është më e parashikueshme. Politika e forcës është rikthyer dhe siguria është sërish në qendër të çështjeve ndërkombëtare. Shtetet, pavarësisht nga madhësia e tyre, kanë kohë që debatojnë së brendshmi në rrafshin politik, akademik e shoqëror për pasojat e kësaj situate.
Historia na tregon se pasi një rend vendoset, ai qëndron për njëfarë kohe. Pas Luftës së Parë Botërore, rendi zgjati dy dekada. Rendi tjetër që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore, zgjati katër dekada. Ndërkohë që pas rënies së Murit të Berlinit politologë si Francis Fukuyama flisnin për “fundin e historisë” dhe përqafimin e demokracisë liberale si forma përfundimtare e qeverisjes. Tri dekada pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, po jetojmë fundin e fundit të historisë. Një rend tjetër është në formim e sipër.
Edhe nëse pasojat nuk ndihen ende kudo, shpërbërja e rendit botëror është tashmë një realitet i hidhur. Dhe pikërisht aty qëndron rreziku, sepse efektet fillimisht shfaqen ngadalë, pastaj përshkallëzohen gjithnjë e më shpejt. Rivaliteti për energjinë, teknologjinë, zinxhirët e furnizimit me ushqim, industrinë dhe financat, është intensifikuar. Kushdo që pret një kthim të shpejtë në normalitet po humbet kohë të çmuar. Situata në të cilën ndodhemi ngjason me një cunami, ku valët nuk janë menjëherë të dukshme.
Megjithatë, kjo periudhë tranzicioni ka disa karakteristika. Karakteristika e parë është çarja e Perëndimit dhe e aleancës transatlantike. Perëndimi mbetet një ideal normativ i vlefshëm, por aktualisht ai nuk ekziston si një realitet politik. Ekzistenca e polit të fuqishëm të SHBA-ve mbetet, ndonëse me fuqi më të kufizuar se në dy dekadat që pasuan rënien e Murit të Berlinit.
Karakteristika e dytë është pozicionimi i Kinës si kujdestare e rendit botëror, e cila ka potencialin më të madh për të sfiduar dominimin amerikan. Dallimet midis Kinës dhe SHBA-ve nuk janë vetëm politike, ushtarake dhe ideologjike, por shtrihen në fusha të shumta, nga teknologjia te planet dhe projektet e mëdha ndërkombëtare.
Krahas karakteristikave të viteve të para të shekullit të XXI, siç është ekzistenca e polit të vetëm, si dhe të shekullit të XX, siç ishte konkurrenca midis dy superfuqive, sot mund të dallojmë edhe një karakteristikë të tretë, që të kujton shekullin e XIX, për shkak të mirëkuptimit të pjesshëm të fuqive të mëdha për të toleruar në mënyrë të heshtur shkeljen e rregullave të së drejtës ndërkombëtare.
Sado i vogël e i papërfillshëm të jetë një shtet në arenën ndërkombëtare ai e ka të nevojshme pasjen e një strategjie në politikën e jashtme. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme në këtë periudhë tranzicioni. Tri janë shtyllat që formësojnë karakterin e politikës së jashtme: vlerat, interesat dhe fuqia. Këta tre elementë janë thelbësorë kur ekuilibri dhe dinamika e rendit botëror ndryshojnë.
Në rastin tonë janë të vlefshme vetëm dy të parat, pasi fuqia është një luks i lojtarëve më të mëdhenj. Ata mund të projektojnë pushtet ushtarak dhe ekonomik, duke i detyruar lojtarët më të vegjël të linjëzohen me qëllimet e tyre. Ndërkohë, aleancat, grupimet dhe diplomacia e zgjuar janë ato që i japin një lojtari të vogël ndikim përtej madhësisë së ekonomisë apo ushtrisë që posedon.
Për Shqipërinë, një nga sfidat në politikën e jashtme është ruajtja e koherencës dhe qëndrueshmërisë në raport me vlerat që mbrojmë dhe interesat që kemi, duke ruajtur njëkohësisht aleancat me partnerët strategjikë. Kjo kthehet në domosdoshmëri, sidomos në një kohë të pasigurt kur referencat ndryshojnë vazhdimisht. Ndërsa interesat dhe aspiratat tona përbëjnë horizontin e politikës së jashtme, vlerat dhe qëndrueshmëria e tyre duhet të jenë vija përcaktuese të horizontit.
Çarja transatlantike nuk është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe rajonin tonë, ku që prej rënies së perdes së hekurt, SHBA-të shihen si garantues të perimetrit të sigurisë, ndërsa europianët si ‘alergjikë’ ndaj përdorimit të forcës. Sikurse dihet, BE-ja është një projekt që e ka gjenezën e vet në mbështetjen amerikane pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Sot mosmarrëveshjet midis SHBA-ve dhe BE-së janë më të mëdha se kurrë. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve është pasqyrim i këtij realiteti, ku BE-ja përshkruhet si shkaktare e ‘shuarjes së civilizimit europian’.
Formësimi i rendit të ri botëror dhe pozicioni që do të ketë aleanca transatlantike do të përcaktohen në një të ardhme jo të largët. Shtete si Shqipëria nuk janë as lojtarë kryesorë dhe as spektatorë në këtë histori. Pasiguria është pjesë e marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos gjatë tranzicioneve nga një epokë në tjetrën. E rëndësishme është të kuptohet pse po ndodh ndryshimi dhe si të reagohet ndaj tij. Veprimi ynë bazuar në vlera dhe interesa do të na krijojë hapësirën e nevojshme për të lundruar në këtë epokë të re të marrëdhënieve ndërkombëtare. Raporti ynë më SHBA-të është i pazëvendësueshëm. Po kaq e rëndësishme është që ne të mos e shpërdorojmë mundësinë për anëtarësim në BE, të krijuar si pasojë e situatës gjeopolitike.
Luftërat e njëkohshme në Ukrainë dhe Lindje të Mesme që janë shoqëruar me çarje të aleancës transatlantike kanë shpërfaqur një tipar kameleonik të politikës sonë të jashtme. Nuk e di se sa të vlefshme janë propozimet për të dialoguar me Putinin, në kushtet kur ishim po ne që si bashkëpenëmbajtës me SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për çështjet e lidhura me Ukrainën, spikatëm për qëndrimin kritik, përtej gjuhës diplomatike, kundër agresionit rus. Çfarë ndikimi mund të këtë ky propozim për rajonin tonë dhe përmbylljen e konflikteve të shtetësisë? Sa serioz është ky propozim kur qëndrimet e udhëheqësve kryesorë europianë, që deri dje janë kritikuar për një qasje të butë ndaj Rusisë, sot vendosin theksin tek ndërtimi i arkitekturës europiane të sigurisë kundër agresionit rus?
Po kështu, nevoja për të bërë dallimin mes nesh dhe vendeve të tjera europiane, për sa i përket pranisë së Shqipërisë në Bordin e Paqes, është jo produktive. Ne jemi në vendin ku na takon të jemi, përkrah SHBA-ve, sa herë që kontributi ynë çmohet i vlefshëm. Ndonëse në një format, kohë dhe kontekst tjetër gjeopolitik, kemi qenë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të në luftën në Irak, edhe pse një pjesë e mirë e aleatëve europianë hezituan apo ishin kritikë me të.
Propozimi i pakërkuar për të kryer operacione ushtarake kundër Iranit nga territori i Shqipërisë, në kushtet e mungesës së bazave amerikane ushtarake, vendos pikëpyetje mbi besueshmërinë e propozimit. Ai mund të lexohet edhe si sfidë ndaj aleatëve europianë, të cilët, edhe pse kanë baza ushtarake amerikane, nuk iu përgjigjen thirrjeve të presidentit të SHBA-ve.
Cili është interesi i propozimeve të tilla? E shtroj këtë pyetje pasi interesi udhëheq zgjedhjet që bëjnë shtetet dhe kjo është plotësisht legjitime. Interesi ynë është të jemi përkrah SHBA-ve, por duhet të kemi peshën që na mungon për të ndërmarrë angazhime të tilla.
Gjithashtu, është pak por e sigurt të thuhet se fati i konkurrencës amerikano-kineze nuk do të vendoset në Shqipëri. Ndaj, duhet të shmangim çdo retorikë që do t’i vendoste përballë këta dy aktorë, përkundrejt realitetit shqiptar.
Në politikën e jashtme, qëndrueshmëria është një komponent thelbësor i besueshmërisë. Të kuptohemi, Shqipëria është një vend i vogël që nuk ka në dorë zgjidhjen e çështjeve të ndërlikuara ndërkombëtare. Por që të veprojmë me seriozitet dhe të demonstrojmë qartësi strategjike është detyrimi ynë. Të tilla çështje kërkojnë drejtpeshimin e interesave dhe vlerave që kemi promovuar ndër vite, pasi në lojë është pjekuria dhe vazhdimësia e shtetit, aftësia për t’u orientuar siç duhet në një botë që ndryshon vazhdimisht.
Gjithashtu, shqetësuese është humbja e një prej aseteve kryesore të politikës sonë të jashtme: pesha dhe influenca tek shqiptarët në rajon. E cila, nuk mund të rikuperohet me organizimin e takimeve mbarëkombëtare në Tiranë.
Raportet dhe miqësitë personale që synojnë të mbajnë në këmbë një rrjet të fosilizuar nga koha e gjatë e qëndrimit në pushtet, instrumentalizimi i interesit kombëtar për nevojat e politikës së ditës, gara e pakuptimtë, në mungesë të bashkëveprimit, mes Tiranës e Prishtinës për influencë mes shqiptarëve në rajon, kanë dobësuar ndjeshëm fuqinë përcaktuese të shqiptarëve dhe njëkohësisht ritmin e përparimit të të drejtave që duhet të gëzojnë.
Përqendrimi i energjive për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, është shoqëruar me dobësimin e rolit udhëheqës të faktorit shqiptar në rajon. Kam qenë dhe jam në mbështetje të normalizimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë. Por këto marrëdhënie nuk mund të ndërtohen në shpërfillje të historisë, gjeografisë dhe realitetit në rajonin tonë.
Nuk e kam kuptuar asnjëherë pozicionin e Shqipërisë, që nga njëra i kërkonte publikisht BE-së “të mos ushtronte presion ndaj Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë”, dhe nga ana tjetër, pezulloi takimet e përbashkëta qeveritare me Kosovën, për shkak të masave shtrënguese që padrejtësisht BE-ja vendosi ndaj Kosovës.
Mbetet e pashpjegueshme se përse qëndrimet e kryeministrit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe Bordin e Paqes, ndaj Dhomave Speciale të Kosovës në Hagë, sikundër rezolutat dhe deklaratat e Kuvendit të Shqipërisë nuk përkojnë me qëndrimet dhe veprimet e politikës sonë të jashtme. Shqipëria, në mënyrë të përsëritur i është bashkuar deklaratës së BE-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për “rëndësinë dhe nevojën e mbështetjes të punës së Dhomave Speciale të Kosovës”, edhe pse kjo nuk është një çështje e politikës së përbashkët të sigurisë dhe asaj të jashtme, të cilën, BE-ja e shqyrton në kuadër të linjëzimit nga ana e vendeve kandidate. Kujt i shërbejnë iluzionet e rrejshme kur jo vetëm politika e brendshme nuk reflektohet në atë të jashtme, por as deklarimet në forume ndërkombëtare nuk përkthehen në qëndrime e veprime të politikës së jashtme?
Gjuha e papranueshme e përdorur ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është simptomë e një politike që herë karakterizohet nga paternalizmi e herë nga indiferenca, shoqëruar me mungesën e ndjeshmërisë për sakrificat e shqiptarëve për t’u trajtuar si të barabartë me maqedonasit.
Platforma e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut e vitit 2017, e mbështetur nga Shqipëria, bazohej mbi parimin e përparimit të të drejtave të shqiptarëve dhe barazisë me maqedonasit. Kjo platformë arriti të prodhojë disa suksese pikërisht sepse politika jonë e jashtme ishte e përqendruar në përmbushjen e objektivave të lidhura me interesin kombëtar dhe jo me fatin politik të partive e individëve të caktuar.
Përfshirja pa asnjë arsye të qenësishme në një cikël replikash me Bullgarinë, në lidhje me mosmarrëveshjet e saj me Maqedoninë e Veriut, po reflektohet në kërkesat e Bullgarisë ndaj Shqipërisë në procesin e zgjerimit. Nuk duhet të habitemi, pasi shtetet dhe diplomacia veprojnë në mënyrë të ftohtë e të llogaritur.
Historia dhe gjeografia janë dy komponentë që nuk mund të ndryshohen në politikën e jashtme. Askush nuk i zgjedh fqinjët. Për këtë arsye është thelbësore të bëhen të gjitha përpjekjet për të bashkëjetuar me ta. Shqipëria duhet të ketë një strategji të nivelit të lartë dhe afatgjatë për të adresuar çështjet me Greqinë, si fqinji më i zhvilluar në Ballkan. Një strategji që duhet të mbështetet tek vlerat dhe interesat e vendit, duke i trajtuar çështjet dypalëshe në tërësinë e tyre.
Sa herë ndryshon ministri i jashtëm është bërë zakon të flitet për një “fillim të ri” në marrëdhëniet me Greqinë. E vërteta e hidhur është se asnjë hap nuk është hedhur në këtë drejtim, që prej vitit 2018. Gabimisht, Shqipëria ka mbivlerësuar përfitimet afatshkurtra duke mos llogaritur humbjet afatgjata.
Pas një procesi shumëvjeçar diskutimesh e negociatash, në vitin 2018, ne ishim pranë një kompromisi historik me Greqinë. Them historik, pasi do të mbylleshin njëherë e mirë të gjitha çështjet e pazgjidhura mes nesh në mënyrë të drejtë. Ndoshta as Shqipëria e as Greqia nuk ishin gati për këtë kompromis. Sot mund të jenë pjekur kushtet. Ndaj, duhen zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme në tërësi e jo adresim i çështjeve në mënyrë selektive.
Në këtë këndvështrim, do të ishte gabim të veçohej çështja e detit nga paketa e çështjeve të pazgjidhura me Greqinë. Njoftimi i ministrit të jashtëm për ta referuar zgjidhjen e kësaj çështjeje në një gjykatë ndërkombëtare brenda vitit, nëse bëhet pa kushte dhe përgatitje paraprake, rrezikon të përsërisë gabimet e vitit 2009. Që vendi të shkojë në gjykatën ndërkombëtare nuk mjafton kontraktimi i kompanive avokatore të huaja. Vendi duhet të ketë përgatitjen e duhur, në raport me jurisprudencën ndërkombëtare, të ketë kryer “detyrat e shtëpisë”, dhe të ketë nxjerrë konkluzionet nga gabimet e vitit 2009 dhe arritjet e vitit 2018. Pasi nuk kemi të bëjmë me transferim të përgjegjësive për mënyrën e adresimit të kësaj çështjeje, por me shprehjen e gatishmërisë së palëve ndërgjyqëse për të pranuar verdiktin e gjykatës ndërkombëtare.
Thënë ndryshe, vendi duhet të ketë aftësinë për të kryer tri detyra: kuptimin e plotë të precedentëve të krijuar nga e drejta ndërkombëtare e detit, përpunimin e thelluar të zgjidhjeve alternative në respekt të jurisprudencës kushtetuese, dhe formulimin e një strategjie për zbatimin e më të dobishmes prej tyre.
Trajtimi i problemeve të vështira të politikës së jashtme kërkon strategji, kohë dhe durim. Ky mësim nuk ka të bëjë me fatalizmin apo shmangien e zgjedhjeve të vështira. Ka të bëjë me atë që mund të arrihet me një kosto të pranueshme në krahasim me prioritetet e tjera, si të jashtme ashtu edhe të brendshme. Përsosmëria rrallë është në meny në diplomaci, veçanërisht në ditët e sotme.
Për të perifrazuar Henry Kissinger, shtetari nuk e ka luksin e analistit në politikën e jashtme, pasi atij problemi i imponohet, koha për të gjetur zgjidhjen e duhur nuk mjafton asnjëherë, dhe zgjidhja e gabuar nuk rikuperohet. Dhe për më tepër, suksesi i vendimmarrjes i nënshtrohet gjykimit të historisë.
//Analiza është botim i fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14