Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
George F. Will/ The Washington Post
Problemet më të mëdha të një kombi janë ato që nuk mund t'i diskutojë sepse nuk guxon t'i deklarojë. Problemi kryesor i këtij kombi, i cili i bën problemet e tjera serioze të paprekshme, është se shumica e inteligjencies (inteligentsia) së sotme nuk është inteligjente.
Një problem serioz është se klasa politike është e tmerruar nga elektorati i saj - refuzimi i tyre infantil për të dhënë mjetet (të ardhurat) për qëllimet (përfitimet e qeverisë) që ata kërkojnë. Një problem tjetër serioz është shpërbërja e familjes - p.sh., 40 përqind e të gjitha lindjeve, dhe 69 përqind e të gjitha lindjeve afrikano-amerikane, u përkasin grave të pamartuara. Familjet janë transmetuesi kryesor i kapitalit shoqëror: zakonet, disponimet dhe shumica e nevojshme për lulëzimin. Megjithatë, tema e familjeve të çorganizuara ka munguar plotësisht nga diskutimet aktuale - në të vërtetë, më pak diskutime se sa shfryrje virtyt-sinjalizuese - në lidhje me varfërinë, racën dhe çështjet që lidhen me të.
Problemi më serioz i sotëm, i cili asgjëson mendimin për të gjithë të tjerët, është se një pjesë e konsiderueshme e inteligjencies - intelektualët lumpen - nuk mund të mendojnë. Përroi i saj i të folurit është një stuhi gjithnjë e më e fortë histerie në lidhje me sëmundjen endemike të kombit që nga themelimi në 1619 (mos pyet). Dhe paudhësitë e figurave historike që admirohen gabimisht.
Një inteligjencie e admirueshme, e imunizuar, prej edukimit, kundër modës dhe trendeve, do të bënte dallime të kjarta, lindur nga empatia e informuar historikisht. Do të ishte themeli i shoqërisë kundër mentalitetit të turmave. Përkundrazi, shumica e inteligjencies së Amerikës është bërë turmë.
Duke kërkuar të imponojë te të tjerët konformitetin që zbaton në radhët e veta, artikulon sipas një shtampe zhargoni të ritualizuar; lumpen inteligjencia e sotme përbëhet nga persona për të cilët të dish pak është këndellëse. Ata e konsiderojnë veten të arsimuar sepse janë kredencializuar, stampuar me miratimin e institucioneve të arsimit të lartë që u dhanë tri gjëra: një copë nga informacioni historik i mjaftueshëm sa për ta bërë të kaluarën të duket e korruptuar; një fjalor indinjate për dështimin e të gjithë aktorëve të mëparshëm historikë, nga Uashingtoni e Linkolni deri te Çërçilli, në mënyrë që të barazohen me virtytet e lumpen inteligjencies; dhe besimi se padrejtësia më e madhe e Amerikës është nderimi i pamjaftueshëm që i bëhet kësaj inteligjencie.
Zgjerimi i saj shkon pas gjurmëve të rritjes së kolegjeve dhe universiteteve - shumica kanë, në mënyrë efektive, pranime të hapura - që intelektualisht janë bërë shitës monokromatikë të të menduarit kolektiv. Pedagogët janë më pak se administratorët, shumë prej të cilëve ekzistojnë për të administruar njëtrajtshmërinë që lidhet me "qëndrueshmërinë (financiare)", "diversitetin", "mashkullorinë toksike" dhe kërcënimin që paraqet fjala e lirë për të drejtat ‘natyrore’ të grupeve të favorizuara.
Kultura e sotme e anullimit- fshirja e historisë, mbyllja e karrierave - është shkaktuar nga njerëz që përjetojnë një orgji të ndjenjave pozitive për veten e tyre ndërsa mohojnë të tjerët. Kjo kulturë është një sauna avulluese e vetë-këndelljes: "Unë, profesor i asociuar i studimeve gjinore, jam më i mirë se Ulysses Grant". Grant e çliroi menjëherë skllavin që mori nga vjehrri dhe vazhdoi të godiste skllavërinë. Sidoqoftë. . .
Anuluesit kanë nevojë vetëm për aq dije sa për të mësuar, sa për të thënë se, ekzistonte një Linkoln i cili jetonte kur amerikanët, të zhytur në primitivizëm, menduan se ishin përballur me kufizime hutuese kushtetuese dhe paqartësi morale. Kultura e anulimit varet nga të mos mësuarit aq sa për të prishur argëtimin e rrëzimit të statujave: pak më shumë dije se sa duhet dhe sulmuesit mund të imobilizoheshin me dyshimet se si do të silleshin ata vetë në kontekstet në të cilat jetonin subjektet e statujave.
Anuluesit janë Rumpelstiltskins në të kundërt, tjerrës problemesh, që meritojnë arin e ideve komplekse dhe gjykimeve të nuancuara, në kashtë sloganesh. Dikush e parashikoi diçka të tillë.
Ironia e tmerrshme e sotme: Një pjesë e konsiderueshme e inteligjencies që nxirret nga arsimi i lartë nuk pranon standarde të sakta të hulumtimeve që mund t'i tërheqin ata drejt provave dhe pakënaqësisë konstruktive me veten. Përkundrazi, ata vijnë nga kampuset të veshur me vetëkënaqësi. Në vend që të lartësohen, arsimi i tyre prodhon vetëm versione të shkolluara të shtrenjta të atyre që José Ortega y Gasset quante "njeriu i masës".
Në "Revolta e turmave" të vitit 1932, filozofi spanjoll tha se kjo krijesë nuk "nuk e mat veten nëpërmjet ndonjë autoriteti jashtë vetes". Ai është i kënaqur me veten ashtu si është. . . . Ai do të priret të konsiderojë dhe afirmojë si të mirë gjithçka që gjen brenda vetvetes: mendime, orekse, preferenca, shije".
Sot shumica e arsimit përhap sëmundje që vetë arsimit duhet të kuronte, sëmundja e refuzimit, pa i kuptuar, të parimeve kombëtare që mund ta tërheqin kombin drejt aspiratave të tij fisnike. Rezultati është barbarizmi, siç e përcaktoi Ortega, "mungesa e standardeve për të të cilave mund t’u drejtohesh (për referencë)". Një barbar është dikush idetë e të cilit nuk janë "asgjë më shumë se orekse të verbalizuara", dikush që ushtron "të drejtën për të mos qenë i arsyeshëm", i cili "nuk dëshiron të japë arsye" por thjesht "të imponojë mendimet e tij".
Barbarët nuk janë te portat e Amerikës. Nuk ka portë.
*George F. Will shkruan një kolumnë dy herë në javë për the Washington Post, mbi çështjet politike dhe të brendshme. Ai e ka filluar kolumnën në vitin 1974 dhe ka fituar çmimin Pulitzer për Komente në vitin 1977. Libri i tij i fundit "The Conservative Sensibility," u botua në qershor 2019.
**Përkthimi: Alfred Lela
Të fundit
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06