Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë

Para nja dhjetë ditësh në shënimin tim "Karma, Edi, Roberta dhe standardi" argumentoja se Edi Rama nuk mund të kishte fytyrë t'i fliste për "karman" (ose parimit "ç'të bësh, atë do të gjesh") zonjës Roberta Metsola, Presidente e Parlamentit Europian. Meqë sebepi ishte skandali i korrupsionit, që në dhjetorin e shkuar përfshiu disa eurodeputetë socialistë, krahasoja standardin e presidentes Metsola që u angazhua personalisht menjëherë e maksimalisht që të hiqte çdo pengesë të mundëshme ndaj hetimit të prokurorisë belge, me standardin Rama që personalisht e përmes mazhorancës paralmentare mbrojti deri aty ku s'mbahej më deputetin socialist Saimir Tahiri ndaj kërkesave të prokurorisë shqiptare për kontroll banese e arrestim.
Po para nja dhjetë ditësh Departamenti i Drejtësisë së ShBA publikoi akuzat kundër ish shefit të zyrës për New York-un të FBI-së Charles McGonigal. Siç është bërë e njohur KM Rama u miqësua dhe e rryshfetoi atë përmes dy të besuarve të tij Neza e Duçka që FBI të hetonte një lobist të PD. Përmes lobistit "bashkëpunues" do të shantazhohej e kontrollohej opozita.
Këto zhvillime dramatike më nxisin t'i rikthehem sërish krahasimit të standardit. Kësaj radhe jo si reagon shefi kur më të vegjëlit bëjnë zullum siç është rasti më lart me imunitetet parlamentare në Bruksel e Tiranë. Por si reagon parlamenti kur zullumin e bën shefi i ekzekutivit.
Në shtator 2019, Presidenti amerikan Trump i kërkoi Presidentit ukrainas Zelenski që ky të hetonte aferat në Ukrainë të Hunter Biden-it (ky i fundit po hetohet aktualisht nga drejtësia amerikane për afera të shumta dhe, sipas një e-maili, del i lidhur në biznes me Duçkën e Ramës). Përdorja e hetimit ukrainas mbas një viti në fushatën presidenciale 2020 ku Donald Trump do të përballej me Joe Biden, të jatin e Hunterit ishte me sa dukej motivi parësor i Presidentit; dukshëm më i rëndësishëm sesa luftimi i përgjithshëm i korrupsionit. Një funksionar amerikan e denoncoi këtë kërkesë si abuzim me detyrën dhe në tetor Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të ShBA aprovoi hetimin parlamentar të kësaj çështje për të verifikuar nëse Donald Trump kishte kryer shkelje të rënda që justifikonin shkarkimin e tij (impeachment).
Përgjatë dy muajve u administruan dokumenta pafund, u pyetën duzina me dëshmitarë dhe u debatua pro e kundra. Në dhjetor kongresmenët demokratë votuan pro shkarkimit të presidentit edhe pse e dinin se kjo nismë do refuzohej nga Senati; kështu edhe ndodhi dhe po e lemë mënjanë këtë nismë të fundit, dukshëm partiake, e në thelb jo proporcionale madje edhe të pabazuar. Por në tërësi publiku amerikan i interesuar pati mundësinë të njihej me faktet dhe me pikëpamjet e palëve mbi një çështje të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e kosideroi se lipsej t'a hetonte. Po kështu edhe organet gjyqësore.
Skandali Rama-McGonigal është shumë më problematik sesa krijimi i avantazhit në një fushatë përmes një afere korrupsioni në rrethin familjar të kundërsharit. Me sa dimë deri tashti synimi ishte shantazhimi i kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha përmes "kompromatit" që do të ofronte lobisti Muzin nën presionin e FBI-së; përmes shantazhimit do të arrihej nënshtrimi i shefit të opozitës dhe më tej, duke i mundësuar Bashës të mbante për një kohë të gjatë postin partiak do të arrihej në përgjithësi neutralizimi i opozitës politike. Siç kemi parë ky skenar u realizua për njëfarë kohe. Edhe mjetet e përdorura janë jo thjesht banale por edhe kriminale: nuk kemi më një kërkesë të papërshatshme gjatë një bisede diplomatike (që në fakt mbeti e papërmbushur). Por kemi "qeramarrjen" e segmeteve të FBI-së përmes rryshfeteve në çanta sporti të mbushura me dollarë e të dorëzuar në parkingjet e New York-ut; si në filmat e Hollywood-it. Më tej kemi bashkëpunim ekonomik me oligarkë të Putinit aktualisht nën sanksione, favorizime në alokimin e burimeve natyrore ndaj subjekteve privatë e të tjera.
Të tëra këto janë vepra penale sipas ligjit shqiptar; për të cilat parashikohen dënime të rënda nëse provohen në gjyq. Por nga SPAK-u, organi kompetent në këtë rast, deri sot nuk kemi lajm se kanë filluar hetimin. Ndërkohë që, në një farë paraleleje me vjeshtën 2019 në Washington DC, opozita parlamentare nismoi një komision hetimor në Kuvendin e Republikës. Bazuar edhe në përvojat e mëparshme të Kuvendit por edhe nga raste të tilla në ShBA e në demokracitë e tjera mund të biem kollaj dakord se një komision parlamentar hetimor do të ishte shumë i dobishëm për shëndetin e demokracisë tonë.
Por a do e lejojë Edi Rama miratimin e nismës në plenare apo do t'a bllokojë përmes mazhorancës parlamentare pa ndërgjegje siç bëri në vjeshtë 2017 në çështjen Tahiri apo edhe së fundmi në çështjen Charter?
Këtë do e shohim javët e ardhëshme e mbi këtë do të flitet e do të shkruhet shumë. Por sot kushdo mund t'i thotë Ramës se vërtet "karma is a bitch" por edhe Edi është fiksimi i karmas.
Të fundit
'Me leje gjyqtar...' si nisi përleshja fizike brenda kafazit të xhamtë në GJKKO
15 Qershor 2026, 12:41
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14