Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
McGonigal: rast i jashtëzakonshëm por edhe reagimi duhet i tillë

Nga Genc Pollo
Sipas një anekdote që qarkullonte para shtatë vitesh në Tiranë, kryeministri Rama i ishte përgjigjur një oligarku të shqetësuar me fjalët: "Çunat janë të mërzitur. Shih e qetësoji!". Oligarkut i kishte trokitur në derë banditi Emiliano Shullazi me të vetët dhe i kishte kërkuar tre milion euro brenda javës. Shumë persona që e besojnë të vërtetë anekdotën divergjojnë vetëm për mënyrën si u pagua "gjoba 3 milionëshe".
Në v. 2023 po mësojmë se një tjetër "çun" i kryeministrit ka zhvatur miliona euro prej oligarkëve në Shqipëri. Nuk është më një anekdotë e cila qarkullon si thashethem por është raportuar të hënën (13 shkurt) nga John Schindler, ish agjent i zbulimit amerikan dhe një nga analistët më në zë për çështjet e sigurisë (si dhe autor i preferuar i imi).
Gjatë periudhës që famëkeqi Charles McGonigal, agjenti special i FBI në detyrë u ftua, u sajdis e u pagua nga Edi Rama për të neutralizuar Lulzim Bashën dhe opozitën, e me gjasë për të nxitur përcaktimin me statusin ndalim-hyrje të Sali Berishës nga ana e Sekretarit të Shtetit të ShBA-ve, paskan ndodhur edhe zullume të tjera. Ato janë edhe më të paimagjinueshme e të tmerrshme për një amerikan të ndershëm e të ndërgjegjshëm. McGonigal paska kërcënuar oligarkë milionerë si Shefqet Kastrati e Samir Mane se do të futeshin në listën e zezë të ShBA-së; por nëse "do të kollisnin" disa miliona euro atëherë McGonigal do të ndërhynte e do t'i shpëtonte. Këtë zhvatje ky drejtor i FBI-së për shtetin New York-ut e paska aplikuar edhe me shqiptarë që janë shtetas malazezë e maqedonas.
Sipas optikës amerikane kemi të bëjmë me një rast të jashtëzakonshëm e paprecedent të shpërdorimit të detyrës; kryesisht në shtete mike e aleate (por bazuar në hetim nuk është rast spiunazhi në favor të Rusisë, megjithë marrëdhenien McGonigal-Deripaska). Sipas z. Schindler, FBI-ja do të ishte e interesuar që për të ruajtur reputacionin e saj të mos zbardhej skandali në të gjitha aspektet e tij (siç u tha mediave një ish koleg i McGonigal ideale do të ishte pranimi i fajit e një gjykim i shkurtuar pa nxjerë provat e akuzës në sallën e gjyqit). Në klimën politike të polarizuar në Washington DC, Demokratët shohin tek McGonigal një lojtar kundër fushatës presidenciale të Hillary Klintonit, kurse Republikanët, një konspirator që fabrikoi dosje se Donald Trump ishte në shërbim të Moskës. Dimensioni shqiptar është ende një majë ajsbergu që nuk përbën akoma një interes politik akut.
Por për demokracinë e shtetin ligjor në Shqipëri, hetimi e sqarimi i plotë i aferës McGonigal është me rëndësi jetike. Siç vëreja në shënimin tim të javës së shkuar (Karma, Donaldi, Edi e standardi) një komision hetimor parlamentar do të ndihmonte shumë; sidomos përmes trysnisë pozitive ndaj prokurorisë. Nuk habitemi që Rama po rreket që përmes mazhroancës së votave t'a bllokojë kërkesën e opozitës edhe pse ligjërisht ngritja e komisionit është detyrim. Me sa duket për këtë fjalën e fundit do e ketë Gjykata Kushtetuese mbas disa muajsh. Por më mirë vonë se kurrë. Dhe shpresoj se milionerët e zhvatur do të kenë kurajon të flasin; e mundësisht të rikuperojnë diçka nga milionat e humbura. Se edhe Shullazi nuk e mbante vetëm për vete plackën e marrë me ndihmë nga lart.
Pista më normale do të ishte hetimi penal. Por SPAK do të ndodhej para presionit të hapur e malinj për të shpetuar shefin e madh. E jo thjesht ministrin e financave të inceneratorëve që desh shpëtoi me ndërhyrje më të vogla. Edhe ndikimi i Ambasadës amerikane në SPAK nuk ka gjase të jetë i volitshëm, jo vetëm për arsyet e thëna më lart. Ambasadorja Juri Kim fatkeqësisht e ka diskredituar ofiqin e saj me ndërhyrjet e njëanshme politikisht, në dëm të demokracisë e në favor të korrupsionistëve në pushtet. Madje ajo e ka bërë qesharak personin e saj me gjeste e fjalë ekstreme si dhe me sjellje prej një Paris Hiltoni diplomatik. Pa folur këtu për dyshime ndikimi të paduhur.
Pista e tretë mbetet një hetim parlamentar në ShBA siç rekomandon edhe John Schindler. Është detyrë e opozitës të aktivizohet e të gjejë udhët e përshtatshme që të inkurajojë një shqyrtim të thelluar të dosjes McGonigal në Kongresin e ShBA-së. Diaspora shqiptare në Amerikë lipset të kuptojë se ka një shans të veçantë për të ndihmuar realisht demokracinë në tokën e origjinës duke u aktivizuar në demokracinë e madhe të shtetit ku jeton. Dhe pa e tepruar do të shtoja se sqarimi i plotë publik e ndëshkimi i duhur ligjor në çështjen McGonigal është edhe një ndihmë për Amerikën që në të ardhmen të mos ketë skandale "të paimagjinueshme e të tmerrshme" si ky.
Të fundit
Botërori 2026/ Spanja dhe Belgjika zbresin sonte në fushë
15 Qershor 2026, 12:31
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41