Flash News

OPINEWS

Protestat për Ilarian dhe heshtja vrastare për Martinin

Protestat për Ilarian dhe heshtja vrastare për Martinin

Nga Ndriçim Mehmeti
Pak ditë më parë vendi fqinj, Italia, u trondit prej një krimi që i mori jetën 22 vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. Miqtë e saj, opinioni publik, studente dhe student, shprehën revoltën e tyre, për mënyrën sesi ju mor jeta një vajzë të shkëlqyer në mësime dhe një qytetare model. Qyteti ku kishte lindur, mbajti një ditë zi, për bijën e tij shqiptare, Universiteti ku kishte studiuar dhe jo vetëm, mbyllim dyert dhe doli masivisht në protestë.
Martini u vra në derë të shkollës. Në nuk mbajtëm as 1 orë e jo më 1 ditë zi, për djalin. Shkolla vijoi mësimin atë ditë dhe hapi dyert të nesërmen, a thua se zogu që vinte për ushqim, tek pema e shkollës kishte thyer krahun dhe dikush kujdesej për të tek dhoma e mjekut. Qytetarët bënin si të prekur, kur kalonin tek dera e shkollës, duke mërmëritur: "O Zot. Shyqyr që nuk më ndodhi mua". Ministria e Brendshme dhe e Arsimit ishin kush e kush në garë, të fshihnin, justifikonin, e deformonin ngjarjen (ende sot MAS nuk ka përfunduar hetimin administrativ në shkollën "F.Noli", për pergjegjësit e ngjarjes).
Në Itali, shteti, studentët,.shoqëria ishin në këmbë për të mësuar fatin e Ilarias, në rrugë e protesta kundër asaj që i ndodhi Ilarias.
Bija jonë, Ilaria. Kujdesu për Martinin atje lart, si motra e madhe që ai nuk e pati në këtë jetë por e gjeti në parajsë, sepse ne, shteti i pasaportës evropiane, shoqëria moderne, që bërtasim nga mëngjesi në darkë, për Gjestin dhe Gertën, e harruam, Martinin, që ditën e nesërme të vrasjes së tij.
P.s Mos harroni në darkë, prime. Patatuna, Fara, pizza, akullore, se është natë e gjatë e plot surpriza.

Të fundit