Flash News

Kosova

Lista Serbe lë të hapur mundësinë për të mbështetur sërish një qeveri të udhëhequr nga Albin Kurti

Lista Serbe lë të hapur mundësinë për të

Andrija Ignjatović, përfaqësues i partisë serbe në Kosovë, ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që Lista Serbe të mbështesë një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti, nëse në Kuvend krijohet një shumicë e re parlamentare.

Në një intervistë për “Gazeta Blic”, Ignjatović theksoi se një hap i tillë nuk do të ishte i paprecedentë, duke kujtuar se në të kaluarën, Lista Serbe ka qenë pjesë e çdo qeverie, përfshirë edhe atë të kryeministrit aktual, Albin Kurti.

“Në bazë të përvojës së mëparshme, nuk mund ta përjashtoj mundësinë që Lista Serbe të mbështesë edhe një herë një qeveri të re me Kurtin në krye,” u shpreh ai.

Deklarata vjen në një kohë kur në skenën politike në Kosovë po përfliten mundësi të ndryshimeve të reja në shumicën parlamentare, në prag të sfidave të reja politike dhe dialogut me Serbinë.

Të fundit