Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Beketi nuk pranoi të bëhej skllav i Ramës, 110 milionë euro i paguani ju tani

Berisha: Beketi nuk pranoi të bëhej skllav i Ramës, 110

Lideri i demokratëve, Sali Berisha gjatë takimit në njësinë nr. 5 në Tiranë, ka akuzuar Edi Ramën se, goditi biznesmenin italian Francesko Beketi, sepse ky i fundit nuk pranoi që të bëhej skllav. ‘Ai ishte e kundërta e Bolinos. Se nuk pranonte të bëhej skllav i Edi Ramës. Ky e merr dhe e përzë si gangster atë. A u kujtohen ju sharjet, bënte të fortin ky, se në Shqipëri jam unë këtu. E përzuri. Çfarë ndodhi me atë përzënie bashkë me Erion Veliajn, 110 milionë euro paguani ju qytetarët e Tiranës për Beketin. Po avioni i tij, 21 milionë euro. 21 milionë euro udhëtime, në një kohë kur tani më ther në zemër kur shoh fshatarë me parmendë’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

Berisha: Po Beketi u kujtohet ju? Beketi një investitor që ndërtoi përveç të tjerash edhe një televizion. Ai televizion nuk ishte as televizion kombëtar. Ai ishte një televizion që prodhonte disa emisione, kritikonte qeverinë, kritikonte opozitën, sepse ishte një italian që donte të tregonte se po bën një media të pavarur.
Nuk ishte Bolino ai.
Jo mor jo, ai ishte e kundërta e Bolinos. Se nuk pranonte të bëhej skllav i Edi Ramës.
Ky e merr dhe e përzë si gangster atë.
A u kujtohen ju sharjet, bënte të fortin ky, se në Shqipëri jam unë këtu.
E përzuri. Çfarë ndodhi me atë përzënie bashkë me Erion Veliajn, 110 milionë euro paguani ju qytetarët e Tiranës për Beketin.
Po avioni i tij, 21 milionë euro. 21 milionë euro udhëtime, në një kohë kur tani më ther në zemër kur shoh fshatarë me parmendë.
Por të duken njerëzit të vegjël, të parëndësishëm, atëherë i lejon vetes ti të hapësh shishen 33 mijë euro. Unë u them ju, as kam lexuar, as kam parë në asnjë pritje, askund,të hapësh shishe të tilla siç hap ky në Këshillin e Kryeministrave.
Ta supozojmë se nuk e ka blerë. Nuk pranohet kurrë një dhuratë e tillë.
Ikin të rinjtë, Shqipëria rrudhet. Blen Kopshtin e Edenit sepse ky shkarravitës duhet të çlodhë sytë ky me Kopshtin e Edenit. 5 milionë euro. Kush është ai që blen kopsht në zyrat e shtetit një gjë të tillë? Kurrë, asnjë njeri.
Miq, këta janë armiq të egër të qenies shqiptare.
Ne kemi pasur të kemi diktatorin më të egër të Europës të pas Luftës së Dytë Botërore. Por të themi të vërtetën, ja ku ka një shtëpi 3-4 katëshe. Nuk e regjistroi në emrin e tij, jo. Nderoi një vilë me oborr nja 2 mijë metër, kurse paraardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra, me kopsht park 5800 metra kur kishte deklaruar në zyrën e deklarimit të pasurive 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Kaq ishin kur ai na u bë me saraje, me kopsht, me të gjitha dhe njëherë e shoqja thotë e bëri me ‘Kurbanin’, njëherë thotë i mora në emigracion. Ua vodhi shqiptarëve.
Pra, këta janë armiq, armiq të egër tanë.
Ajo që Donald Trump u tha amerikanëve, u kërkoj çdo shqiptari ta mendojë, ai u tha amerikanëve se më i rrezikshëm se Kina, se Rusia, shtete që kanë 8-9 mijë bomba nukleare, është armiku ynë i brendshëm.
Po cili pushtim e zbrazi Shqipërinë sa ky pushtim?
A e dini ju që ne kaluam 5 shekuj pushtim osman por erdhëm një nga tre kombet më të mëdha në rajon?
Kjo është e vërteta. Unë nuk dua të lavdëroj kurrë pushtimet, por këtë që na bëri ky këtë 10-vjeçar nuk na e ka bërë kurrë asnjë pushtim në histori.
Dhe të mos i themi këtij armik? Ky është armiku më i keq që kemi pasur.

Të fundit