Flash News

E-TJERA

Organizonte lojëra fati në lokal përmes celularit, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Organizonte lojëra fati në lokal përmes celularit, arrestohet

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke organizuar në mënyrë të paligjshme veprimtari të lojërave të fatit në lokalin e tij, në fshatin Daijas.

Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike zbuluan se në ambientet e lokalit të tij zhvilloheshin baste sportive nëpërmjet telefonit celular.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi Sh. D., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit u sekuestrua edhe celulari i përdorur për vendosjen e basteve, në cilësinë e provës materiale.

I riu do të përballet me akuzat për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia bën me dije se kontrollet për goditjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të vijojnë në gjithë territorin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Të fundit