Flash News

E-TJERA

Aksident në Kukës–Krumë, tre të lënduar pas përplasjes së dy makinave

Aksident në Kukës–Krumë, tre të lënduar pas

Një përplasje e fuqishme mes dy automjetesh ka lënë tre persona të lënduar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Kukës–Krumë”.

Sipas Policisë Rrugore, automjeti me drejtues shtetasin M.H. është përplasur me atë të shtetasit V.T. Si pasojë, janë dëmtuar të dy drejtuesit së bashku me pasagjeren A.A.

Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor i Policisë po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të aksidentit, njofton zyrtarisht Policia e Shtetit.

Të fundit