Flash News

E-TJERA

Me armë dhe kokainë me vete, hajdutët i ikin policisë, përplasin edhe makinën e efektivëve

Me armë dhe kokainë me vete, hajdutët i ikin policisë,

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi tentuan t’i ikin policisë.

E. Z., 50 vjeç, i shpallur më parë në kërkim për vjedhje, dhe E. T., 37 vjeç, ishin duke lëvizur me një automjet të vjedhur, brenda të cilit kishin kokainë dhe armë të ftohta.

Policia ka sekuestruar mjetin e vjedhur, armën dhe lëndën narkotike. Gjatë tentativës për arratisje, kanë përplasur edhe mejtin e efektivëve.

"Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë, në bashkëpunim me ata të Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Nr. 4, pas informacionit të marrë për një automjet të vjedhur në Elbasan kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Drejtuesi i automjetit, pasi ka parë Policinë, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe në Babrru ka përplasur një automjet të Policisë, brenda të cilit ishin 2 punonjës police. Nga përplasja, janë dëmtuar lehtë 2 punonjësit e Policisë.

2 shtetasit që qarkullonin me automjetin e vjedhur janë neutralizuar dhe vënë në pranga nga punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë të ftohtë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Z., 50 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për disa vjedhje;

E. T., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Z., në bashkëpunim me shtetasin E. T., gjatë periudhës shkurt-prill 2025, ka kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë, Krujë, Elbasan, Shijak dhe Klos.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit