Flash News

E-TJERA

Ngacmoi se*sualisht nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi në Librazhd

Ngacmoi se*sualisht nxënëset e mitura, arrestohet mësuesi në

Policia ka ndaluar një shtetas 55-vjeçar me profesion mësues në shkollën 9-vjeçare Rrajcë Skënderbej, pasi ishte kallëzuar për ngacmim seksual ndaj dy të miturave.

Konkretisht, Fatmir Hoxha kishte dy denoncime në polici nga familjet e dy nxënëseve të tij, 13 dhe 14 vjeçe, të cilat pretendojnë se mësuesi i ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht në mënyrë sistematike.

Madje, komuniteti kishte kërkuar largimin e tij nga puna.

Pas denoncimit në polici mësuesi është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion.

Nga veprimet hetimore paraprake, rezulton se mësuesi e ka përsëritur këtë ngjarje në disa raste brenda muajit. Po ashtu, janë siguruar dhe prova që mbështesin kallëzimin.

Të fundit