Flash News

E-TJERA

I dënuar për vrasje, tashmë i dyshuar për plagosje me armë, arrestohet shqiptari në Belgjikë

I dënuar për vrasje, tashmë i dyshuar për plagosje me

Një shtetas shqiptar, i dënuar më herët me 21 vite burg për vrasjen e një bashkëkombasi në vitin 2013, është arrestuar nga autoritetet belge, pasi dyshohet si autor i një plagosjeje me armë zjarri të ndodhur rreth një muaj më parë në zonën Place Bizet të Anderlecht.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së 21-22 marsit, kur një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së pronarit të një restoranti aty pranë, ku ai u fut për t’iu shmangur plumbave. Falë ndihmës së parë të dhënë në kohë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari i arrestuar është marrë në pyetje nga autoritetet, por ka mohuar përfshirjen në ngjarje. Megjithatë, ndaj tij është ngritur zyrtarisht akuza dhe është vënë nën vëzhgim elektronik me urdhër të një magjistrati hetues.

Burime nga drejtësia belge bëjnë me dije se, deri tani, nuk ka prova që plagosja të ketë lidhje me rrjetet e trafikut të drogës apo përplasjet kriminale të kohëve të fundit. Megjithatë, hetimet vijojnë për të përcaktuar motivin dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Të fundit