Flash News

E-TJERA

Rrëmbimi i Jan Prengës/ Dëshmia rrëqethëse e kopshtarit: Si u zhvendos trupi i pajetë nga një makinë në tjetrën!

Rrëmbimi i Jan Prengës/ Dëshmia rrëqethëse e

Në një dëshmi rrëqethëse dhënë sot në Gjykatën e Posaçme, Festim Bexhdili, kopshtar në kompleksin “Golden Resort”, ka treguar detaje të rënda për momentet pas rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, ngjarje për të cilën po gjykohet Dritan Rexhepi dhe disa të pandehur të tjerë.

“Isha duke pastruar pishinën kur një Range Rover i bardhë u fut në garazh. U afrova t’i pyes dhe pashë katër persona të armatosur. Nuk i njihja, më kërkuan ujë. Isha i trembur, më thanë ‘ka vdekur njëri’. Më kërkuan ta kalonim trupin nga makina në makinë. Nga Range Roveri e zhvendosëm në një Fiat Doblo që e përdornim për furnizime në kompleks,” tregoi Bexhdili.

Sipas dëshmisë së tij, personat nuk kishin maska dhe njëri kishte tatuazhe, por ai nuk i kujton dot fytyrat. “Më kërkuan edhe një kazmë dhe një lopatë. Nga mënyra e të folurit, më dukeshin si nga veriu. Më pas erdhi Altin Hajri, i shau dhe i kërkoi të largoheshin, duke u thënë ‘na morët në qafë’. Nuk e di çfarë bëri Altini më pas. Pasi ata ikën, u ktheva në shtëpi në Kavajë.”

Festim Bexhdili është një nga personat e dënuar për këtë çështje. Ai u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm nga GJKKO, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli, por më pas u prish nga Gjykata e Lartë, e cila e ktheu çështjen për rigjykim.

SPAK dyshon se Bexhdili ka dijeni për vendndodhjen apo mënyrën e asgjësimit të trupit të Jan Prengës, por ai i ka mohuar kategorikisht këto akuza.

Të fundit