Flash News

E-TJERA

“Pse nuk më takon”, si nisi sherri në Tiranë që përfundoi në plagosje, policia asnjë njoftim zyrtar

“Pse nuk më takon”, si nisi sherri në Tiranë që

Një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Digës së Liqenit, në Tiranë.

Mësohet se 7 persona kanë qenë të ulur së bashku në një tavolinë brenda në restorant te rruga “Sami Frashëri” kur 2 prej tyre janë konfliktuar me fjalë dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre nuk i ka dhënë dorën tjetrit dhe ky i fundit është ndjerë i ofenduar. Menjëherë ka nisur nj përplasje fizike mes tyre me karrige dhe gjatë sherrit është qëlluar me armë zjarri. I plagosur ka mbetur një person i cili është shoqëruar pë rtë marrë ndihmë mjekësore në një spital privat.

Sapo ka mbërritur brenda në lokal policia ka konstatuar një gëzhojë dhe njollat e gjakut brenda ambientit të restorantit ku ndodhi konflikti, po ashtu ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë.

Megjithatë deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia.

Të fundit