Flash News

E-TJERA

Shtyhet sërish seanca në GJKKO për dosjen “5D”

Shtyhet sërish seanca në GJKKO për dosjen “5D”

Është shtyrë sërish seanca në GJKKO për dosjen “5D”. Shkak është bërë mungesa e avoaktit të Redi Mollës.

Seanca e radhës u la më 30 prill.

Ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato po gjykohen për veprat penal të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Ndërkohë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tenderë.

Sipas SPAK, Redi Molla në cilësinë e ish-drejtorit të përgjithshëm të shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a, si dhe i pandehuri Mariglen Qato si ish-drejtor i departamentit mbështetës në këtë shoqëri dhe në cilësinë e ish-kryeinspektorit të IKMT në Bashkinë Tiranë, kanë qenë pronarët “de facto” të shoqërisë 5D Konstruksion sh.p.k, duke përdorur pronarë fiktivë, ndërsa vetëm në këtë dosje të dërguar për gjykim kanë marrë 12 tendera duke përfituar rreth 2 milionë euro në periudhën 2016-2020.

Kur Qato ka ushtruar funksionin e drejtorit të Departamentit Mbështetës në UKT, shoqëria 5D ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik 4 tendera, nga Bashkia Tiranë, “Tirana Parking” dhe “Klubi Sportiv Tirana”.

Të fundit