
Flash News
Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Fjala e Lirë e kyçur me vendim prokurorie, gazetari në pritje… të miratimit editorial nga SPAK
Nga Flamur Vezaj
Gazetarët, që prej kohërave të hershme të profesionit, kanë kërkuar konfirmim nga prokurorët për lajmet – jo leje për t’i publikuar. Sepse leja për publikim nuk ka qenë kurrë standard profesional i gazetarisë, por zakon i servilëve. Gazetarët e vërtetë nuk kërkojnë “pëlqim”, por ndjekin të vërtetën — edhe kur ajo nuk u shkon për shtat pushtetarëve të radhës.
Por kur SPAK-u vendos të sillet si gjykatës, prokuror, polic dhe… redaktor përgjegjës i lajmeve, atëherë kemi një problem serioz. Dhe ky nuk është më problem për një gazetar, por për gjithë sistemin.
Altin Dumani, Doloresa Musabelliu dhe Behar Dibra e mbajtën veten për 8 muaj nën hetim, nën pretekstin e “nxjerrjes së sekretit hetimor”, ndërkohë që ishin në konflikt të pastër interesi – ku çdo jurist fillestar e di që në raste të tilla, dosja hetimore duhet t’i kalojë një prokurorie tjetër. Por jo. Ata jo vetëm që nuk ia kaluan një tjetër prokurorie, por pas 8 muajsh ia dorëzuan “kolegëve” të tyre, sërish brenda SPAK-ut. Duke “respektuar shkeljen” e ligjit me stil.
E çfarë ndodhi? Edhe pas 16 muajsh hetim, ende asnjë masë ndaj vetes, ndaj oficerëve të policisë gjyqësore, apo ndaj prokurorëve që patën në dorë dosjen. Asnjë përpjekje për të zbuluar “informatiorin” e gazetarit Elton Qyno! Dhe më qesharakja? Askush nuk e di kush i nxori informacionet nga SPAK që Qyno i publikoi! Apo ndoshta të gjithë e dinë, por askush s’e thotë.
Ndërkohë, vetë SPAK pretendon se “po kërkonte burimin” e rrjedhjes së informacionit në mjetet e punës së gazetarit. Por në vend që të gjejë burimin, materialet e “zbuluara” në telefonat e gazetarit Qyno u futën në një dosje tjetër hetimore! Jo për të hetuar rrjedhjen, por për të ndëshkuar gazetarin. Rasti i paprecedent!
Po çfarë bëri Qyno që meritoi gjithë këtë ndëshkim? Publikoi biseda të siguruara përmes SKY ECC, po nga SPAK-u vetë – biseda që nxirrnin në shesh gënjeshtrat e Nuredin Dumanit, i ashtuquajturi “i penduar i artë”. Ajo që ai kishte deklaruar para prokurorëve nuk përputhej me atë që kishte thënë vetë në komunikimet e SKY. Në çdo vend normal, kjo do të ngjallte një hetim për dëshmitar të rremë. Në Shqipëri? Jo, këtu ndëshkohet gazetari që e nxori zbuluar. Pra, Qyno publikoi të vërtetën – dhe kjo ishte e papranueshme për prokurorët.
Dhe si u hakmorën? E futën Qynon për 8 orë në SPAK, me kontroll trupor, banese, makine, zyre, telefoni, kompjuteri i punës… madje kontrolluan edhe lodrat e fëmijëve. Të gjitha ia sekuestruan në emër të “kërkimit të burimit”, por qëllimi ishte i qartë: t’i mbyllnin gojën.
Ndërkohë, shoqatat e gazetarëve – që janë me tepricë në letra për projekte e fonde, zgjodhën heshtjen me zë të lartë. Përjashtim bëri vetëm Aleksandër Çipa, që u paraqit në Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa pjesa tjetër e shoqatave dhe gazetarëve, të mbushura me diploma nderi dhe aktivitete sterile, u fshehën pas kolltukut të korrektësisë politike apo “sekretit profesional” të heshtjes individuale e institucionale.
Le të bëjmë një krahasim të vogël. Këtu në SHBA, kur u zbuluan biseda në grup ku flitej për sulme ushtarake, plane dhe lloje armësh – dhe mes pjesëmarrësve ishte edhe një reporter – askush nuk guxoi të hetonte gazetarin. Nuk iu sekuestrua telefoni, nuk u mbajt në izolim, nuk u demonizua publikisht. Sepse këtu e kuptojnë se gazetari nuk është armik i shtetit, por një hallkë kyçe në funksionimin e demokracisë.
Pushteti i katërt nuk ka nevojë për leje nga SPAK-u. Në fund të ditës, ky proces në Gjykatën Kushtetuese nuk është thjesht një çështje procedurale. Është testi që do të tregojë nëse drejtësia shqiptare është pjekur mjaftueshëm për të kuptuar kufijtë e vet. SPAK nuk është pushteti i tretë. As pushtet më vete. Dhe me siguri nuk është redaksia që vendos çfarë botohet e çfarë jo.
Media është pushteti i katërt. Dhe fjala e lirë nuk është një luks që ta jep një prokuror kur ka kohë të mirë. Është një e drejtë kushtetuese, që nuk varet nga dëshira e askujt – as nga SPAK, e as nga Altin Dumani dhe “ekspertët” e tij!
Të fundit



Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12