Flash News

E-TJERA

Rrezikuan jetën në një ekspeditë pa guidë, shpëtohen 7 turistë spanjollë në Peshturë

Rrezikuan jetën në një ekspeditë pa guidë,

Shtatë turistë të rinj spanjollë janë shpëtuar me sukses nga një situatë e rrezikshme në kanionin e Peshturës, në jug të Shqipërisë. Turistët u gjendën të bllokuar rreth 100 metra poshtë në kanion, por fatmirësisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Incidenti ndodhi gjatë zbritjes në një ujëvarë të vogël, ku tre prej të rinjve kishin dëmtuar litarin dhe nuk mund të ngjiteshin më pa pajisje të specializuara. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse dhe atyre policore të Tepelenës dhe Gjirokastrës bëri të mundur shpëtimin e tyre në kohë.

Turistët po eksploronin zonën pa një guidë të licencuar, duke u ekspozuar ndaj rreziqeve që paraqet terreni i thyer dhe i izoluar i kanioneve shqiptare. Autoritetet theksojnë se mungesa e njohjes së terrenit dhe pajisjeve adekuate mund të çojë në situata të rënda, siç ka ndodhur edhe në raste të mëparshme në kanionet e Nivicës dhe Langaricës.

Ngjarja ka ngritur sërish alarmin për nevojën e një qasjeje më të rregulluar ndaj turizmit aventurier në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e guidave të licencuara dhe ndërgjegjësimin e vizitorëve për rreziqet që lidhen me eksplorimet e pakontrolluara në natyrë.

Të fundit