Flash News

E-TJERA

Një gëzhojë në vendngjarje dhe një i plagosur, detaje nga të shtënat në Tiranë

Një gëzhojë në vendngjarje dhe një i plagosur, detaje

Një konflikt mes shtatë personash që ndodheshin së bashku në një tavolinë në Tiranë ka përfunduar me të shtëna armë zjarri dhe një person të plagosur.

Debati nisi fillimisht me fjalë mes dy prej tyre, por më pas situata agravoi në përleshje fizike. Gjatë sherrit, një prej personave ka qëlluar një herë me armë në drejtim të tjetrit.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim në një spital privat. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin e të shtënave.

Të fundit