Flash News

E-TJERA

‘Përplasja’ në Fier, Lala: Nëse Kapllanaj ndërhyri për të marrë informacione në polici, duhet të merret në pyetje

‘Përplasja’ në Fier, Lala: Nëse Kapllanaj

Një incident i pazakontë ndodhi dje në Fier mes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe punonjësve të një biznesi lokal, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt.

Vetë Kapllanaj pohoi se një prej punonjësve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai pasi e ka verifikuar, ka njoftuar se kjo makinë nuk është e regjistruar. 

Sipas gazetares Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Open në News 24,  me ndërhyrjen në sistem për identifikimin e targës së automjetit të hetuesve të BKH-së, ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj ka bërë shkelje të ligjit dhe për këtë duhet të merret në pyetje.

Klodiana Lala: Nëse punonjësi i policisë ka ndërhyrë në sistem, duhet arrestuar

Agron Kapllanaj: Një prej njerëzve të kompanisë i kanë dhënë targën një punonjësi të qarkullimit rrugor dhe ai ka thënë se kjo targë nuk është e regjistruar.

Ju shkoni bëni kallëzim penal dhe më pas ju vihen në dispozicion informacione.

Të fundit