Flash News


Ditari i Opozitës

Berisha flet për rrjetin e njohur televiziv: Rama shpiku burgosjen, si metodë për të fituar zgjedhjet

Berisha flet për rrjetin e njohur televiziv: Rama shpiku burgosjen, si

Përktheu Politiko.al nga Arte.tv

Së fundmi - një kamp refugjatësh për BE - jashtë BE. Kjo e bën kryeministrin autokratik Edi Rama, gjithnjë e më të domosdoshëm për BE-në, vijon dokumentari.

Në 21 Tetor 2024, një tjetër ish-president dhe lider opozitar u tërhoq brutalisht nga makina e tij dhe u arrestua. Ai është Ilir Meta, që sikurse Sali Berisha, është në shënjestrën e drejtësisë. Të dy e kanë kritikuar Edi Ramën vitet e fundit.

Tre parti të mëdha opozitare i kanë liderat e tyre të burgosur, nën arrest shtëpie, ose në ndjekje penale ose në ndjekje publike. Sepse kjo është rruga që Edi Rama ka shpikur, miratuar për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Nën arrest, Berisha lejohet të flasë vetëm me bashkëpunëtorët më të afërt. Kjo e bën thuajse të pamundur të punojë për opozitën. Disa herë në ditë, 80-vjeçari bën ecje përgjatë ballkonit të tij.

Këtu. Në një burg ti ke një hapësirë më të madhe më të madhe për të ecur një herë në ditë. Këtu, kjo është hapësira ime që mund të ec dhe unë ec. Sigurisht, unë mundohem të mbaj trupin në formë duke ecur.

10 mijë hapa në ditë dhe pamja e një qyteti të transformuar shpejt.

Shihni pak këto kulla? Çfarë janë këto? Të gjitha janë memoriale të drogës dhe korrupsionit. Një gazetare e guximshme ka zbuluar se nga 4 miliardë euro të investuara, vetëm 800 milionë vijnë nga sistemi bankar. 3.2 miliardë vijnë nga bota e nëndheshme. Edi Rama kërkon të kontrollojë të gjithë opozitën me çdo mjet. Që vendi të ketë një opozitë false. Prandaj ne duhet të luftojmë. Vendin ka nevojë për opozitën, nëse nuk e pëlqen ai apo jo, vendi ka nevojë për një zë që flet kundër kësaj diktature të bandave.

 

Të fundit