Flash News

E-TJERA

Sherr me thika në Kurbin, tre persona plagosin një 30-vjeçar

Sherr me thika në Kurbin, tre persona plagosin një 30-vjeçar

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Milot.

Policia njofton se 3 persona, dy prej tyre vëllezër janë përfshirë në një konflikt të çastit me një 30 vjeçar, e për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur,. 

“Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.

Të fundit