Flash News

Ditari i Opozitës

“Politikat e 12 viteve të fundit kanë vështirësuar qëndrimin e rinisë në Shqipëri”, LaCivita: Berisha siguron që të gjeni suksesin këtu

“Politikat e 12 viteve të fundit kanë vështirësuar

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së.

LaCivita theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në politikë, duke e konsideruar këtë si thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.

Politikat e 12 viteve të fundit e kanë bërë shumë të vështirë për votuesit e rinj,” u shpreh LaCivita, duke shtuar se “shumë prej politikave që doktor Berisha sjell, do të sigurojnë qëndrimin tuaj në vend dhe suksesin tuaj këtu”.

Ai nënvizoi rëndësinë e përdorimit të mediave të reja për komunikimin e mesazhit politik dhe inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë aktive e procesit:

Chris LaCivita: E vetmja e ardhme që kemi këtu është nëse Dr. Berisha zgjidhet kryeministër

Ajo që dua të them është se, çdo ditë duhet të jetë, çdo ditë duhet të jetë një shpërthim, si një zgjim i ri. Një zgjim dhe edukim i elektoratit për mënyrën se si Edi Rama ka dështuar keqazi në këtë vend.
Unë kam një rregull të ngjashëm: të jesh i shkurtër, i qartë dhe të përçosh mesazhin në mënyrë të vazhdueshme. Dhe e vetmja e ardhme që kemi këtu është nëse z. Berisha zgjidhet. Përndryshe, do të kemi më shumë nga e njëjta gjë.
E dini, në politikë, nëse përpiqesh të “shtysh” me zor diçka, kjo duket artificiale. Dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jesh vetvetja. Siç tha edhe z. Berisha, të jesh i vërtetë me veten, i vërtetë me atë që përfaqëson si parti, të luftosh për taksa më të ulëta, të luftosh për njeriun e zakonshëm që punon, dhe të tregosh qartë se ky vend nuk përballon dot edhe katër vite të tjera me Edi Ramën. Thjesht nuk mundet. Ky është momenti shpërthimit. Faleminderit!

Të fundit