Flash News

POLITIKOFF

Arrestohet William Levy, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet William Levy, ja për çfarë akuzohet

Aktori i njohur, William Levy, është arrestuar në Broward County, Florida. Ai akuzohet për dehje në një vend publik, shkaktim shqetësimi dhe shkelje të rendit publik.

Levy u paraqit përpara gjykatës të martën pasdite, ku gjykatësi caktoi një garanci prej 500 dollarësh dhe urdhëroi që ai të qëndrojë larg zonës ku dyshohet se ka ndodhur incidenti.

Deri në orët e vona të pasdites së së martës, aktori ndodhej ende në paraburgim.

William Levy është i njohur për rolet e tij në telenovela të njohura në botën latine, si ‘Sortilegio’ apo ‘La Tempestad’ dhe për paraqitjet në disa filma të Hollivudit, përfshirë “Girls Trip” dhe “Addicted” të Tyler Perry.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shtuar vëmendjen ndaj çështjes që pritet të zhvillohet në vijim.

Ky është incidenti i dytë ligjor për Levy-n në më pak se një vit. Vitin e kaluar, policia iu përgjigj një telefonate nga ish-partnerja e tij, Elizabeth Gutiérrez, pasi ajo pretendonte se Levy ishte shumë i dehur në shtëpinë e tij.

Për momentin, as ish-partnerja dhe as fëmijët e tij nuk kanë komentuar situatën në rrjetet sociale.

Gjithshtu para një viti Elizabeth Gutiérrez konfirmoi se ata ishin ndarë pas 20 vitesh së bashku.

“Gjithmonë kam vënë bast për marrëdhënien time. E kam dashur Williamin, mendoj se nuk është sekret që ai ishte dashuria e jetës sime”, tha Gutiérrez.

Të fundit