Flash News

E-TJERA

Tirana “paralizohet” sërish, ja rrugët që do te janë të bllokuara nesër

Tirana “paralizohet” sërish, ja rrugët që do te

Në kuadër të zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, i cili do të mbahet në Tiranë, autoritetet kanë njoftuar për bllokime rrugore më 5 qershor 2025.

Sipas njoftimit, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen disa akse rrugore në qytet për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë eventit.

Banorët dhe drejtuesit e automjeteve apelohen të marrin parasysh këto kufizime dhe të planifikojnë itineraret e tyre përkatëse në mënyrë që të shmangin vonesat dhe vështirësitë në qarkullim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:

????nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;

????”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George Ë. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

Të fundit