Flash News

E-TJERA

Flet trajneri serb para ndeshjes me kombëtaren kuq e zi: Shqipëria ka ekip serioz

Flet trajneri serb para ndeshjes me kombëtaren kuq e zi: Shqipëria ka

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç foli për mediat një ditë para ndeshjes me Shqipërinë që do të zhvillohet të shtunën në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Stojkoviç u shpreh me respekt për skuadrën shqiptare, duke theksuar cilësinë e lojtarëve dhe nivelin e mirë që kanë treguar në eliminatoret e Europianit.

“Shqipëria është një skuadër shumë e mirë, me një trajner të shkëlqyer dhe lojtarë si Broja, Manaj, Asllani, Bajrami. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të tregojmë përqendrim maksimal dhe të mos bëjmë gabime, sepse ata janë të rrezikshëm dhe dinë si të ndëshkojnë,” tha trajneri serb.

“Ne kemi ardhur për të fituar, jo për një barazim. Do të bëjmë më të mirën për të marrë pikët që meritojmë”, shtoi ai. 

Të fundit