Flash News

E-TJERA

Sfida Shqipëri-Serbi, Sylvinho: Futemi për të marrë 3 pikë, shpresoj të kemi ndeshje të bukur

Sfida Shqipëri-Serbi, Sylvinho: Futemi për të marrë 3

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, që do luhet në “Air Albania”.

Në fjalën që mbajti, trajneri i kombëtares tha se synon të fitojnë tre pikë nga kjo ndeshje.

Sipas trajnerit ekipi serb është i fortë, por megjithatë ai tha se kombëtarja jonë ka lojtarë shumë të mirë si Broja, Uzuni, Bajrami për të cilët tha se ndjehej shumë krenar.

“Serbia është një ekip i fortë dhe këtë ne e dimë ka lojtarë shumë të fortë dhe individualistë, por nga ana tjetër edhe ne kemi lojtarë shumë të mirë si Broja, Uzuni, Malaj, Bajrami për të cilët unë jam shumë krenarë. Është një ekip shumë i mirë të cilët po bëjnë një tranzicion shumë të shpejtë. Nesër ujë shpresoj që të kemi një ndeshje të bukur.

Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata", tha Sylvinho. 

Të fundit