Flash News

E-TJERA

Giani De Biasi tregon formulën se si mund të fitojmë me Serbinë

Giani De Biasi tregon formulën se si mund të fitojmë me

Ish-trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi ka treguar 'formulën' se si mund të fitoj kombëtarja shqiptare ndaj Serbisë.

De Biasi tha në Top Story se kombëtarja aktuale ka më shumë cilësi nga këndvështrimi teknik krahasuar me skuadrën që ka trajnuar ai. Ish-trajneri u shpreh se duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje si një etapë të rëndësishme.

"Mendoj se kjo Shqipëri ka më shumë cilësi nga këndvështrimi teknik, në krahasim me skuadrën që kam stërvitur unë. Ka shumë lojtarë që luajnë në serinë A, në skuadra jashtë kampionatit shqiptar dhe sigurisht shtete që kanë traditë të madhe të futbollit si Anglia, Gjermania etj. Besoj se e përmbledhur, kjo skuadër ka mundësi të mira të luajë në këtë kualifikim, sepse mendoj se i vetmi konkurrent përtej Anglisë që është lehtësisht më lartë se të tjerët, mendoj se ndeshja kryesore është ndaj Serbisë që bashkë me Shqipërinë luajnë për vendin e dytë në klasifikim.

Duhet të mendojmë vetëm për futbollin, duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje që është një etapë e rëndësishme për objektivin shumë të rëndësishëm. Nuk duhet të ketë asgjë jashtë rezultatit në fushë, besoj se është një mundësi të tregojmë sa jemi rritur dhe që arrijmë të kalojmë atë që disa vite më parë na krijoi vështirësi shumë të mëdha.", tha De Biasi.

Të fundit