Flash News

Ditari i Opozitës

Balliu takon deputetët gjermanë: Shpjegova farsën elektorale si një tradhti ndaj aspiratës për integrim në BE

Balliu takon deputetët gjermanë: Shpjegova farsën elektorale si

Drejtues politik në Tiranë dhe deputet  i zgjedhur i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka takuar ne Berlin deputetët gjermanë Axel Knoerig (CDU) dhe Lars Castellucci (SPD).

Në një postim në Facebook, Balliu shkruan se gjatë vizitës në Berlin, “pata kënaqësinë të zhvilloj takime me dy deputetë të Bundestagut, z. Axel Knoerig nga CDU dhe z. Lars Castellucci nga SPD”. “I informova ata mbi sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi ynë, si pasojë e kapjes së shtetit dhe dobësimit të institucioneve demokratike”.

"Takimi me deputetët gjermanë Axel Knoerig (CDU) dhe Lars Castellucci (SPD) në Berlin.

Gjatë vizitës sime në Berlin, pata kënaqësinë të zhvilloj takime me dy deputetë të Bundestagut, z. Axel Knoerig nga CDU dhe z. Lars Castellucci nga SPD. I informova ata mbi sfidat e mëdha me të cilat përballet vendi ynë, si pasojë e kapjes së shtetit dhe dobësimit të institucioneve demokratike.

Theksova se vlerat dhe parimet demokratike janë themeli i rrugës evropiane të Shqipërisë. Minimi i pluralizmit politik përmes farsave elektorale nuk përbën vetëm një shkelje të standardeve demokratike, por një tradhti ndaj aspiratës së shqiptarëve për integrim në Bashkimin Evropian.

Bashkëbisedimi me deputetët e nderuar konfirmoi edhe një herë vëmendjen dhe rëndësinë që partnerët tanë gjermanë i kushtojnë funksionimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendet që synojnë anëtarësimin në BE", shkruan Balliu.

Të fundit