Flash News

E-TJERA

Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

Erjon Galanxhi është larguar nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës, pas vetëm tre muajsh në këtë detyrë.  Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa nuk dihet nëse ai ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar nga posti.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por raportohet se ditët e fundit është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Mediat raportojnë se në vend të Erjon Galanxhit,  detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga ky pozicion.

Kriza në Kadastrën e Vlorës vijon prej vitesh, ku problemi i pronave në këtë qark nuk po merr zgjidhje.

Të fundit