E-TJERA

Gjendet i pajetë 38-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se u shtyp nga një traktor

Gjendet i pajetë 38-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se u

Një shqiptar u gjet i pajetë në mes të arave mbrëmjen e sotme në Ravena të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari 38-vjeçari shqiptar që punonte në fermë, ishte banues prej kohësh në Castel Bolognese, por emri i tij nuk u bë i ditur. Ai po punonte në një arë, pjesë e një ferme bujqësore mes Solarolo dhe Castel Bolognese.

Rreth orës 18:00, familjarët të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës. Por fatkeqësisht, e gjetën të vdekur,

Dinamika e aksidentit është ende e paqartë, por dyshohet se burri u plagos për vdekje nga një traktor.

Po hetohet nese ai u shtyp nga piruni i mjetit bujqësor.

Trupi u vu në dispozicion të autoriteteve gjyqësore për hetimet e çështjes, ndërsa traktori u sekuestrua.

Të fundit