Flash News

E-TJERA

Ndërhyrjet në burgun e Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Nuk kemi qëllim modifikimin e historisë

Ndërhyrjet në burgun e Spaçit, reagon Ministria e

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reagaur pas debatit që po zhvillohet lidhur me ndërhyrjet që po bëhen në godinën e burgut të Spaçit.

MEKI deklaron se ndërhyrjet nuk kanë për qëllim të modifikojnë kujtesën historike, por të restaurojn godinën që sipas tyre, ka degraduar në ekstrem.

“Së fundmi është krijuar një “tymnajë” e panevojshme në lidhje me ish-burgun e Spaçit, duke injoruar jo vetëm degradimin ekstrem fizik por duke sajuar fabula mbi “prishje të kujtesës historike” apo “qoka” për hir të një filmi, çka është keqinformuese, por edhe dashakeqe në thelb.

Për të gjithë të shqetësuarit realisht mbi fatin e këtij vendi simbol të kujtesës kombëtare, dhe mbi aludimet e anatemimet e shprehura, sqarojmë disa fakte të rëndësishme:

Prej më shumë se tre vitesh, regjisori Namik Ajazi së bashku me shkrimtarin Visar Zhiti, vetë i burgosur politik dhe dëshmitar i atij realiteti, kanë ngritur përpjekjen e një projekti filmik ambicioz, që ka për synim të sjellë në ekran një nga ngjarjet më të rëndësishme të rezistencës antikomuniste në Shqipëri: Revoltën e të burgosurve të Spaçit në maj të vitit 1973.

Ndërhyrjet nuk kanë për qëllim modifikimin e memories historike, përkundrazi, janë të menduara me kujdes për ta ruajtur dhe pasuruar atë. Në fillesë të punimeve, shenjat e rehabilitimit qenë të dukshme, por ato integrohen dhe harmonizohen përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës”, deklaron ministria.

 

Të fundit