Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha - Ramës: Ti je i pashpresë, do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën

Berisha - Ramës: Ti je i pashpresë, do marrësh ndëshkimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua publikisht kryeministrit Edi Rama, teksa foli për zgjedhjet e 11 Majit.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Berisha i tha Ramës se është i pashpresë dhe se farsën që zhvilloi në Shqipëri nuk do t'ia njohin ndërkombëtarët.

"Eurodeputeti Ghaler, erdhi nga Komisioni i jashtëm ku kishte folur dhe mbajti një fjalë shumë të veçantë kushtuar zgjedhjeve në Shqipëri dhe situatës në Shqipëri në Asamblenë e PPE.  Mund të them se qytetarët shqiptarë kanë të drejtat e tyre. Ishin në fokus të debateve në këto institucione të rëndësishme në Bruksel. Ndaj dhe tërbimi i të gjithë segmenteve të narkoshtetit nga Edi Rama e është që publikon dje dhe sot artikuj me emra të tjerë me fraza të tjera, por unë i them Edi Ramës: Absolutisht, ti je i pashpresë... dhe se këto ti vërtet zhvillove në Shqipëri një farsë, por komuniteti shqiptar dhe ndërkombëtar do të qëndrojnë në mënyrën më të fuqishme dhe do të marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove", tha Berisha.

Të fundit