Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar nuk e pranon farsën

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar nuk e pranon farsën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur i bindur se komuniteti ndërkombëtar nuk do ta pranojë farsën elektorale të 11 majit.

Në ‘Task Force’ në SYRI TV, Berisha u shpreh se parlamenti shqiptar nuk shprehur vullnetin e shqiptarëve.

"Do të ketë takime të tjera intensive, private dhe publike. Ky është vetëm fillimi. Dokumentet e farsës elektorale do të dërgohen dhe në SHBA, një pjesë janë dërguar, por do të dërgohen dhe të tjera. Kjo është një përpjekje e jashtëzakonshme për të kthyer votën e lirë tek shqiptarët.

Ne do bëjmë gjithçka dhe thashë dhe njëherë, këto janë vetëm hapat e parë, nuk do ta gëzojë Edi Rama. Do të jenë forumet që do të përcaktojnë vendimin për në muajin shtator, por nuk do të lemë përpjekje pa bërë për tu kthyer votën e lirë shqiptarëve.

Çështja e zgjedhjeve është në radhë të parë kombëtare, por është edhe ndërkombëtare sepse ka të bëjë me legjitimitetin brenda dhe jashtë vendit. Ndaj përpjekja jonë me aleatët, partnerët, institucionet ndërkombëtare do të jetë shumë intensive.

Këta thanë në fillim se kanë ardhur mesazhet e urimit, por ato ishin urime kortezie. Ja se çfarë thotë raporti; garë e pabarabartë dhe shtet elektoral.

Ky raport ka dhe një fjalë tjetër, ky thotë; bazuar në paraprakun, pra e lë të hapur konkluzionin në varësi nga raporti përfundimtar. Mund të ketë pasur njerëz që mund ta mbyllin krimin e madh që bënë me farsën, por jo absolutisht.

Unë edhe në Bruksel, kam shkuar i bindur se komuniteti ndërkombëtar nuk e pranon farsën.

Ajo çfarë ne përpiqemi dhe do e realizojmë, është që të faktojmë tek komuniteti ndërkombëtar se ky parlament shqiptar nuk shpreh vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe ky objektiv është i ndershëm, është objektiv i vërtetë dhe nuk bazohet në asnjë lloj fantazie, por në fakte të pakundërshtueshme dhe realizimi i të cilit kërkon që shqiptarët të votojnë të lirë, të krijohet një qeveri teknike për zgjedhjet dhe të shkohet drejt zgjedhjeve", deklaroi Berisha.

Të fundit