Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 500 mijë euro të një personi të dënuar në Britani për drogë.

Pasuritë e sekuestruara që ndodhen në Kamzë, janë:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Ndërkohë, po punohet për sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.

Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit