Flash News

E-TJERA

U aksidentua me makinë dhe mbeti i bllokuar, gjendet i plagosur pas 3 ditësh 35-vjeçari në Bulqizë

U aksidentua me makinë dhe mbeti i bllokuar, gjendet i plagosur pas 3

Një 35-vjeçar i cili ishte shpallur i zhdukur prej tre ditësh, u gjet sot i aksidentuar me makinë.

Siç njofton policia, I.N u gjet brenda një makine të kthyer përmbys në urën e Çeranecit. Pas ngjarjes, ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Bulqizë/informacion paraprak

Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Të fundit