Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
nga Martin Taka
“Pasi u ktheva përsëri në shkollë, të gjithë vështruan shenjat që kisha në trup, ku ‘artisti’ ishte babai im”. Kështu shprehet Emili, një vajzë 20 vjeçare e cila nuk ka patur një adoleshencë aq të qetë. Kur ajo ndodhej në vitin e parë të gjimnazit, Emili filloi të shoqërohej me një djalë i cili banonte pranë lagjes së saj. Pas një fare kohe që të dy shoqëroheshin bashkë, familja e Emilisë zbuloi lidhjen e fshehtë të vajzë së tyre. Pa u menduar dy herë babai i Emilisë u konfliktua me familjen e djalit që donte vajzën e tij, një përleshje që u bë objekt bisede i qytezës së tyre të vogël. Prej asaj dite asgjë nuk ishte më njësoj për Emilinë. Ajo filloi të mbyllet në vetvete dhe të mos dalë më nga katër muret e shtëpisë. Jo vetëm kaq, por dhe telefoni iu ndalua ta përdorte nga babai. E dëshpëruar nga kjo, Emili vendosi që të kontaktonte përsëri djalin që ajo pëlqente. Filluan përsëri të komunikonin fshehurazi, por babai përsëri e zbuloi, dhe kësaj rradhe ai ushtroi dhunë ndaj vajzën e tij, jo më ndaj familjes së djalit.
Kjo nuk është një histori e shkëputur në Shqipërinë e viteve 2020, ku ende forma sunduese e familjes është ajo patriarkale, ku burri dhe babai “sundon”. I ashtuquajturi “burri i familjes” i ushtron kontrollet mbi fëmijët, kryesisht vajzat, që në moshë të re. Standardi tipik i shoqërisë shqiptare është vajza që nuk lejohet që të ketë të dashur; është e pamundur të përceptohet nga familja dhe babai, se edhe ajo ka nevojë për të zhvilluar ëndrrat, dëshirat, dhe nevojat e saj për jetë sociale dhe intime. Psikoterapistja Sonila Meçaj thot se shoqëria shqiptare është një shoqëri patriarkale me tipare të theksuara maskiliste, e shtypur nga izolimi i ndjenjave brenda individit dhe familjes si pasojë e komunizmit.
Për shumë familjet shqiptare vajza shihet ende si nderi i shtëpisë; ajo nuk ka të drejtë të krijojë ndjenja për dikë në moshë të re, pasi për prindërit shqiptarë më shumë rëndësi ka se çfarë thojnë njerëzit e tjerë sesa dëshirat dhe lumturia e vajzës së tyre. Vajza ‘turpëron’ në momentin që krijon një lidhje me një djalë, kurse e kundërta ndodh me rastin e djalit. A vjen kjo për shkak të patriarkalitetit të theksuar në shoqërinë shqiptare duke menduar se vajzat prishin figurën e një familje të shëndetshme, dhe pa asnjë njollë turpi e nderi, kurse djemtë tregojnë virilitet dhe e përforcojnë atë?
Sipas znj Meçaj, “Familja shqiptare vazhdon ende ta shohë dashurinë si ndjenjë që lidhet vetëm me institucionin e martesës dhe si një ndjenjë nga e cila vajzat duhet të mbrohen pasi përbën rrezik. Ky rrezik vjen i ushqyer nga roli po aq shoqëror që i është veshur djalit dhe burrit, aty ku vajzë e ndershme dhe e denjë për tu martuar është ajo që ka pak ose asnjë marrëdhënie dashurie kurse burrë është ai që është i zoti të gjejë partnere dhe mundësisht edhe kur është i martuar të vazhdoje të ketë sukses me marrëdhëniet romantike seksuale.”
Duke qenë se mass media më komunikuese në Shqipërinë “e thellë”, ku mund të mos arrijnë dot inisiativat e shoqërisë civile, roli i medias mbetet parësor.
Ka patur ndër vite edhe nisma mediash që po luftojnë standardet e dyfishta gjinore në shoqërinë shqiptare. Në vitin 2019, Tirana Hub ndërmori një fushatë në mediat sociale të quajtur 'Njihe! Raportoje!' që synonte të kundërshtonte paraqitjet stereotipike dhe seksiste të grave në mediat shqiptare dhe reklamat. Kjo fushatë mblodhi reklama dhe artikuj nga të gjitha mediat në Shqipëri dhe krijoi galeri alternative ku mesazhet seksiste u zëvendësuan me mesazhe që promovojnë barazinë. Ndërkohë, AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) ka ndryshuar Kodin e Transmetimit për Mediat Audiovizive në Shqipëri duke përfshirë një kapitull të dedikuar për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, me qëllim përmirësimin e portretizimit të grave dhe vajzave në media dhe kapërcimin e stereotipeve. Gjithashtu, lëvizja "Zërat e të Rinjve" ka zbuluar përmes një studimi se stereotipet gjinore dhe përfaqësimi i roleve tradicionale gjinore në media rrisin rrezikun e dhunës, veçanërisht ndaj grave.
Megjithatë, ndërsa këto nisma punojnë për ndryshim, shumë vajza si Sara vazhdojnë të përballen me standarde të dyfishta në familjet e tyre. Edhe Sarës, familja i kishte vënë një “dysheme” moshe për dashurinë. Sipas prindërve të Sarës, “nuk mund të kesh të dashur pa mbaruar shkollën e lartë pasi je e papjekur në periudhën e adoleshencës.” Më thoshin se “jam e vogël, jam gocë dhe është turp, kurse vëllai im që ndodhet në vitin e dytë të gjimnazit ka patur dy të dashura dhe prindërit e mi e dinë këtë gjë. Dhe e bukura është së babi i thotë vëllait: ’përse nuk i bën tre!’”, rrëfen Sara.
“Këto raste, jo vetëm që i bëjnë vajzat të mos ndajnë më me familjarët, të mos kërkojnë ndihmë në rast nevoje dhe rreziku. Mbi të gjitha ato i mveshin vajzave një ndjenjë të thellë faji për faktin që janë, ekzistojnë dhe që kanë ndjenja. Unë mendoj se reagimi i familjes patriarkale është i ndryshëm kur vjen puna te djemtë dhe vajzat për sa i takon gabimit, shkeljes së rregullave dhe moralit. Por në thelb, qëndrimi që shfaqin ndaj ndjenjës se dashurisë është njësoj problematik ndaj të dy palëve”- shpjegon më tej znj.Mecaj.
Ndërkohë që këto standarde të dëmshme të dyfishta vazhdojnë të ekzistojnë në shumë familje shqiptare, disa nisma po punojnë aktivisht për të transformuar këto qëndrime. Iniciativa e të Rinjve (Young Men Initiative), që vepron në Shqipëri që nga viti 2013, ka krijuar klube në shkolla të mesme në të gjithë vendin. Këto klube përfshijnë si djem ashtu edhe vajza, duke krijuar hapësira ku adoleshentët diskutojnë dhe sfidojnë pritshmëritë tradicionale gjinore.
Sipas platformës Innovation in Politics Institute, kjo nismë i ka shtrirë aktivitetet e saj duke përfshirë rreth 28,500 të rinj nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria për të krijuar norma gjinore të qëndrueshme, jo-patriarkale dhe të harmonizuara. Programi fokusohet në ndihmën e djemve për të kuptuar pasojat e dëmshme të normave patriarkale të përhapura, dhe i inkurajon të reflektojnë mbi rolin e tyre dhe të bëhen aktivë në promovimin e barazisë gjinore midis moshatarëve të tyre.
Gjithashtu, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2021-2030, qeveria shqiptare, në bashkëpunim me UN Ëomen dhe UNDP Albania, po zbaton politika dhe programe që synojnë angazhimin e burrave dhe djemve kundër praktikave të dëmshme, duke krijuar një qasje të re që trajton problemin nga të dyja anët dhe përfshin si meshkujt ashtu edhe femrat në diskutimin për barazinë gjinore.
Këto inisiativa janë shembuj të mirë për të filluar, por impakti i gjërë social akoma nuk ndjehet. Transformimi i një shoqërie është i ngadaltë e kërkon më shumë resurse e vëmendje, mediatike, institucionale e burimore.
Por, beteja për t’u rebeluar ndaj realitetit patriarkal, është si e djemve dhe e vetë vajzave. Një e tillë është edhe Fjona, një vajzë 21 vjecare e cila vitet e fundit ka dalë kundra mentalitetit të prapambetur të familjes së saj. Fjona nisi të përballej me prindërit, kur atyre nuk u pëlqeu fakti që dhe ajo të ketë një të dashur. “Më thoshin të përqëndrohesha te shkolla dhe të rritesha dhe pak pasi kam kohë për romanticitete, por mua nuk më interesonte se çfarë thoshin ata. Normalisht që u dola kundra për njeriun që unë pëlqeja, dhe kam patur debate të ashpra me babain tim. Për të, vajza nuk duhet të ketë lidhje romantike deri kur të jetë e rritur mjaftueshëm”, shprehet Fiona.
Edhe pse nuk ndoqa studimet e larta universitare direkt pasi përfundova gjimnazin, u largova nga familja ime së bashku me të dashurin tim. Zgjodhëm të shkojmë në Tiranë dhe të jetojmë atje. Gjetëm një shtëpi të vogël afër Fakultetit ku unë do të studioja në të ardhmen për të paktën tre vite. Sigurisht që familjarët u alarmuan në fillim për këtë gjë, por ishtë shumë vonë”-tregon e lumtur ajo. “Tashmë kam filluar të flas përsëri me familjarët dhe situata është qetësuar. Babai im e ka pranuar faktin se kam një të dashur dhe se bashkëjetoj me të larg tyre. Duhet të luftosh për gjërat që me të vërtet i dëshiron në këtë jetë.”
Shënime:
-Emrat e vajzave në artikull janë ndryshuar për t’i mbrojtur nga identifikimi.
-“Young Men Initiative” u kontaktua për këtë artikull, por deri në momentin e botimit nuk kishim një përgjigje.
-Për pjesën kërkimore të këtij artikulli, ëshët kërkuar ndihmë nga AI.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38