Flash News

E-TJERA

Plagosja e çiftit në Kavajë, policia gjen armën e zjarrit të fshehur në mur

Plagosja e çiftit në Kavajë, policia gjen armën e zjarrit

Arrestohet disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes së çiftit të bashëshortëve në fshatin Gos në Kavajë, Shpëtim Osma. 

Policia e Kavajës njofton se ka gjetur  edhe armën e zjarrit me të cilën autori 56-vjeçar plagosi sot dy komshinjtë e tij, çiftin e bashkëshortëve  Sami Disha dhe N. Disha.

Uniformat blu bëjnë me dije se shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në një mur dhe e sekuestruan në cilësinë e provës  materiale armën e zjarrit tip pistoletë. 

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Gos, shërbimet e Policisë gjetën  të fshehur në një mur dhe sekuestruan në cilësinë e provës  materiale armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se autori ka plagosur shtetasit S.D, dhe N.D.

Po në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. O., 56 vjeç, pasi ky shtetas  dyshohet se plagosi me armë zjarri dy komshinjtë e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit