Flash News

E-TJERA

Aksident në Burrel, përplasen dy automjete, 6 të lënduar

Aksident në Burrel, përplasen dy automjete, 6 të lënduar

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë u lënduan dy shoferët dhe katër pasagjerë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spital , për të marrë ndihë mjekësore.

“Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit