Flash News

E-TJERA

Punimet në Spaç, Lubonja: Shkatërrim i kujtesës kolektive dhe historike

Punimet në Spaç, Lubonja: Shkatërrim i kujtesës kolektive

Analisti Fatos Lubonja e ka konsideruar shkatërrim të kujtesës kolektive dhe historike rikonstruksionin që po kryhet në godinat e rrënuara në ish-burgun e Spaçit.

Duke folur në News24, analisti tha se aty duhet të ishte një muze i së kaluarës dhe jo të shkatërrohet për të bërë një film. 

Fatos Lubonja: Jam takuar herët me rrënimin e Spaçit dhe ngjyra e bardhë më ka dhënë goditjen e parë. Ishte prishur një pjesë e kampit dhe në vend të barakave ku u transferuam ne në vitin 83, pashë një gjë si plastike si zyrë, kishin ardhur për të bërë investime në minierën e Spaçit një kompani kanadeze. Aty ka një fabrikë të madhe tani, ca turq, që shkatërron gjithë atë peizazhin ë duhej ruajtur, vendi i vuajtjes së të burgosurve. Duhej të ishte një vend i qetë.

Aty kalojnë kamionët që nxjerrin materialin. Gjithnjë është një vuajtje. Tani është një lloj tjetër. Shkatërrimi duke prishur është një gjë, tani bëjnë rindërtimin duke shkatërruar ngjarje historike, gjurmë që i ka lënë koha. Jo vetëm periudha e komunizmit. Është një ndjenjë e keqe, e prishjes së kujtesës. Këtu u fol për një film. Nuk e kam me ndjenjë inati, por do argumentoja pse nuk duhet bërë kjo që kanë dashur të bëjnë.

Të fundit