Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasje në Kuvend/ Elisa Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca

Përplasje në Kuvend/ Elisa Spiropali përjashton Flamur Nokën

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe maxhorancës, ku deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Spiropali ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD,  Flamur Noka.

Replikat mes tyre:

Elisa Spiropali: Zoti t’ju falë se nuk dini se çbëni andej nëpër rrugët e botës, populli e di se ç’bëni ndaj nuk ju ka folur.

Flamur Noka kërkon fjalën

Elisa Spiropali: Për procedurë

Flamur Noka: Se mos e ke pronë private, se edhe 2 muaj të kanë mbetur

Elisa Spiropali: Mos më qaj hallin Flamur

Flamur Noka: Edhe dy muaj je mos bëj partizanen.

Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…

Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhamë fjalën tre herë dhe nuk e përdore.

Të fundit