Flash News

E-TJERA

Serbia vjen nesër në Shqipëri, ja ku do të akomodohet

Serbia vjen nesër në Shqipëri, ja ku do të akomodohet

Kombëtarja shqiptare do të presë mbrëmjen e së shtunës, në stadiumin “Arena Kombëtare” përfaqësuesen e Serbisë.

Këta të fundit do të udhëtojnë ditën e premte për në Tiranë, teksa do të zhvillojë pasdite seancën e fundit zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

 Sa i përket akomodimit, federatës serbe i është sugjeruar që skuadra të qëndrojë te hoteli “Marriot” që ndodhet në kullën e stadiumit, por për arsyet e tyre, diçka e tillë nuk është pranuar.

Kështu ekipi dhe delegacioni i Serbisë do të akomodohen në hotel “Hilton”. Nesër, kur do të zhvillohet edhe konferenca apo stërvitja përpara ndeshjes, apo edhe ditën e ndeshjes, autobusi i ekipit të Serbisë do të shoqërohet me eskortë policie.

Ndërkohë, në zonën rreth stadiumit do të vendoset një perimetër sigurie, për të parandaluar ndonjë surprizë që mund të shkaktojë incidente.

Të fundit