
Flash News
Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027
Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës, 11 arrestime në Foggia, në qendër të hetimit një shqiptar
Gara për kreun e BKH-së, përfundon sot afati për aplikimet
Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori
Plagosi me armë fqinjët, vetëdorëzohet në polici autori
Në gjyq për abuzim me tendera, deputeti socialist vë në shënjestër ILD-në
Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili është në gjykim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit tër Organizuar – për abuzim me tenderat në kohën kur ishte Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ka ndërmarrë të enjten një sulm publik ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) se ka refuzuar të nis hetim disiplinor ndaj prokurorëve të çështjes së tij.
“Pas një heshtjeje të gjatë dhe pas dy shkresave të mia dërguar edhe gjithë autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me drejtësinë, më në fund ka ardhur një përgjigje shkresore nga ILD, cila provon vetëm një fakt: dështimin e këtij institucioni dhe bashkë me të, dështimin e një instrumenti kushtetues për zbatimin e parimit “kontroll dhe balancë” midis pushteteve”, shkruan Ndreca në Facebook.
Sipas tij, ILD ka mbyllur sytë para shkeljeve kushtetuese të prokurorëve që kanë hetuar çështjen ku ai është në gjykim. Refuzimi i ILD-së për të marrë parasysh kërkesën e tij, sipas Ndrecës, “…nuk është thjesht diskreditim institucional i ILD-së, por një rrezik eminent për funksionimin e balancuar të superstrukturës shtetërore”
Ndreca ka publikuar më tej një ankesë publike dërguar ILD-së dhe institucioneve dhe organizatave kombëtare e ndërkombëtare, ku pretendon se të qënit deputet i jep atributin për të kërkuar angazhimin e ILD-së në kontrollin e prokurorëve konkretë.
ILD nuk i komentoi akuzat. “Çdo pretendimi të ngritur nga z. Ndreca i është kthyer përgjigje shteruese në letrën dërguar atij”, i tha BIRN-it zëdhënësja e këtij institucioni, Mimoza Koçiu.
Sulmi i Ndrecës ndaj ILD-së dhe prokurorëve të SPAK, sipas ekspertëve të së drejtës cenon balancat midis pushteteve. Ai gjithashtu bie ndesh me deklarimet e kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, se Partia Socialiste do ta mbronte pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.
“Ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë në Shqipërinë 2030,” tha Rama, në një fjalim përpara deputetëve socialistë në Pallatin e Brigadave me 26 maj.
“E para duke udhëhequr me forcën e shembullit dhe e dyta të jemi mburojë e institucioneve të drejtësisë duke nisur nga SPAK që do të vijojmë ta mbështesim,” shtoi kryeministri.
“Përveç gjërave që nuk shkojnë, mësimi nga historia jonë është që pavarëisa e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto është e vetmja rrugë”, theksoi ai.
Ndreca e mori mandatin e deputetit në fillim të 2024-ës pas heqjes së mandatit ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili është në arrati, i akuzuar nga SPAK për korrupsion në aferën e inceneratorëve.
Ndërkohë Ndreca po gjykohet për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Brendshme ku ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm dhe sipas akuzës ka favorizuar në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovanipër të fituar tendera me vlerë 34 milionë lekë.
Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bashkëpunuan në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike.
Të pandehurit, të udhëhequr nga Ndreca, akuzohen se kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit.
Ministria e Brendshme në kontratën “Studimi dhe Projektimi i disa objekteve të Policisë së Shtetit” kishte caktuar një vlerë totale prej 54,2 milionë lekësh pa TVSH për katër objekte policore. Por kjo vlerë u ndryshua duke zvogëluar numrin e objekteve në 2 dhe reduktuar vlerën në 34,2 milionë lekë. Prokuroria vlerëson se kjo u bë për të favorizuar fituesin.
Për organizatat e të drejtave të njeriut që monitorojnë punën e Kuvendit dhe të funksionimit të Reformës në Drejtësi, sjellja e Ndrecës është një abuzim i hapur me funksionin e deputetit.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një prej organizatave që u drejtohet ankesa publike e Ndrecës ndaj ILD-së, e sheh sjelljen e Ndrecës në tejkalim të dispozitave ligjore dhe përdorimin e funksionit kushtetues të deputetit.
“Çdo shtetas i prekur nga veprimet/mosveprimet e magjistratit ka të drejtë të ankohet tek ILD”-thotë Erida Skëndaj, drejtoreshë e KSHH-së. Por, megjithatë, ajo shton se “duke marrë në konsideratë parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve qeverisëse të tij si dhe standartet për parandalimin e konfliktit të interesit në raport me detyrën publike, për zyrtarët e nivelit të lartë, përfshi këtu të zgjedhurit në Kuvend, kjo nuk duhet të realizohet duke përdorur njëkohësisht tagra të funksionit publik (qoftë deputet, ministër, etj).”
Më tej Skëndaj sugjeron se duke i qëndruar parimit ‘të gjithë janë të barabartë para ligjit, çdo funksionar publik ashtu si dhe qytetarët e thjeshtë mund të ankimojnë vendimet e ILD-së pranë këshillave drejtues të sistemit të drejtësisë.
“Në të kundërt, sipas parashikimeve të ligjit nr. 115/2016 i ndryshuar “Ndërhyrja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë (sikurse perceptohen qëndrime të tilla publike) në funksionet e Inspektorit për kryerjen e verifikimeve të ankesave, hetimeve dhe inspektimeve, ose në lidhje me ndonjë subjekt të caktuar shkakton përgjegjësi sipas ligjit”- thekson ajo.
Edhe Rigels Xhemollari, drejtor i “Qendresa Qytetare” e sheh sjelljen e Ndrecës si përdorim i mandatit të deputetit për të sulmuar organet e drejtësisë.
“Kërkon të shfrytëzojë edhe muajin e fundit si deputet për të goditur SPAKU-n, nëpërmjet një institucioni të tretë, ose për t’i bërë presion këtij të fundit që të vihet në shërbim të mbrojtjes së tij”, i tha BIRN-it Xhemollari.
Ai shtoi se , nuk e shikon sulmin e Ndrecës si një sulm të koordinuar të mazhorancës ndaj drejtësisë.
“E shoh si një grahmë të fundit të një individi që ka frikë të përballet me akuzën”, përfundoi Xhemollari./ BIRN
Të fundit



Plagosja e çiftit në Kavajë, policia gjen armën e zjarrit të fshehur në mur
6 Qershor 2025, 19:05
Flet trajneri serb para ndeshjes me kombëtaren kuq e zi: Shqipëria ka ekip serioz
6 Qershor 2025, 18:32
Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në vitin 2027
6 Qershor 2025, 17:58
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme
6 Qershor 2025, 17:50


Antropologji
6 Qershor 2025, 17:06
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor 2025, 16:47
Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve
6 Qershor 2025, 16:31
Ofrimi i shërbimeve online, raporti: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve
6 Qershor 2025, 16:24

Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës
6 Qershor 2025, 15:58
Me barkun e rrumbullakosur, Dafina Zeqiri shijon pushimet me partnerin e saj
6 Qershor 2025, 15:36

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Kurban Bajramit
6 Qershor 2025, 15:04
Shfrytëzonin vajzat për pr*stitucion në Vlorë, arrestohet 28-vjeçari
6 Qershor 2025, 14:44
Izraeli paralajmëron më shumë sulme në Liban
6 Qershor 2025, 14:26
Gara për kreun e BKH-së, përfundon sot afati për aplikimet
6 Qershor 2025, 14:15
Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë
6 Qershor 2025, 14:04
Sfida me Shqipërinë, ekipi serb mbërrin në Tiranë
6 Qershor 2025, 13:49
Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori
6 Qershor 2025, 13:34

Berisha uron Kurban Bajramin: Mbarësi për familjet tuaja dhe kombin tonë
6 Qershor 2025, 13:09
Plagosi me armë fqinjët, vetëdorëzohet në polici autori
6 Qershor 2025, 13:02
Kreu akte të turpshme para një gruaje, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Selanik
6 Qershor 2025, 12:50
Tom Cruise futet në librin e Rekordit Botëror Guinness
6 Qershor 2025, 12:38
Nga lëkura e portokallit te bananet, zbuloni ushqimet që iu ndihmojnë me stresin
6 Qershor 2025, 12:28


Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk?
6 Qershor 2025, 11:52
Prokuroria dërgon në gjyq 5 shtetas kosovarë për kontrabandë ilaçesh
6 Qershor 2025, 11:33
Plagoset me thikë 21-vjeçari në Sarandë
6 Qershor 2025, 11:24
Qytetarët e Kosovës dynden drejt bregdetit të Shqipërisë, radhë të gjatë nga Morina
6 Qershor 2025, 11:11
Të shtëna me armë në Kavajë, qëllohet drejt një çifti bashkëshortësh
6 Qershor 2025, 11:05
Merz: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor 2025, 10:45
Gjendet një plantacion d*oge në Cakran, arrestohet 24-vjeçari
6 Qershor 2025, 10:25
Giani De Biasi tregon formulën se si mund të fitojmë me Serbinë
6 Qershor 2025, 10:08
Hoxha: KQZ ishte një nga arkitektët kryesorë të shkatërrimit të votës së lirë
6 Qershor 2025, 09:52
Këmbimi valutor, 6 qershor 2025
6 Qershor 2025, 09:33

Pas perdes së fushatës: Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese
6 Qershor 2025, 09:02
Aksident në urën e re të Kukësit, përplasen tre automjete
6 Qershor 2025, 08:43
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
6 Qershor 2025, 08:28
Mot i kthjellët dhe me vranësira të pakta, parashikimi për këtë të premte
6 Qershor 2025, 08:13

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Qershor 2025, 07:46
Në gjyq për abuzim me tendera, deputeti socialist vë në shënjestër ILD-në
5 Qershor 2025, 22:37
Tabaku: E majta në Shqipëri e ka treguar me fakte që është kundër integrimit
5 Qershor 2025, 22:09

Uzbekistani kualifikohet për herë të parë në Kupën e Botës
5 Qershor 2025, 21:14
Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve
5 Qershor 2025, 20:53
Aksident në Burrel, përplasen dy automjete, 6 të lënduar
5 Qershor 2025, 20:31
Zbuloni ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni stresin
5 Qershor 2025, 20:16
Kalaja: Kam video ku i janë marrë voto PD dhe i janë kaluar PS
5 Qershor 2025, 19:58
Berisha - Ramës: Ti je i pashpresë, do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën
5 Qershor 2025, 19:35

Berisha: Komuniteti ndërkombëtar nuk e pranon farsën
5 Qershor 2025, 18:57
Trump pas bisedës me Xi-në: SHBA dhe Kina do t’i rinisin bisedimet tregtare
5 Qershor 2025, 18:35
Berisha për 11 Majin: 28 deputetë ishin në patronazhin e karteleve të drogës
5 Qershor 2025, 18:15
Mbyllet seanca në Kuvend, mazhoranca miraton e vetme projektligjet
5 Qershor 2025, 17:55
Kurban Bajrami, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron besimtarët
5 Qershor 2025, 17:29

Mediu në konferencën e OSBE: Krimi i organizuar ka kapur shtetin shqiptar
5 Qershor 2025, 16:50
Makina përplas 75-vjeçarin te vijat e bardha në Vlorë
5 Qershor 2025, 16:42
Bëri një gjilpërë tek ambulance e lagjes, humb jetën e moshuara në Lushnjë
5 Qershor 2025, 16:36
Protestë në Spaç, pas ndërhyrjeve për restaurim
5 Qershor 2025, 16:27
Foto/ Betoniera bie në humnerë në Ulëz, shoferi niset me urgjencë në spital
5 Qershor 2025, 16:15
11 Maji/ Këlliçi: Ka përpjekje për të ndikuar mbi raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR
5 Qershor 2025, 16:06
Emigracioni po zbraz shkollat dhe universitetet
5 Qershor 2025, 15:53
Shpërthen murtaja, Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi
5 Qershor 2025, 15:48
Pas Tiranës, KAS vendos edhe hapjen e kutive të votimit në Dibër
5 Qershor 2025, 15:31
Tirana “paralizohet” sërish, ja rrugët që do te janë të bllokuara nesër
5 Qershor 2025, 15:20


Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli
5 Qershor 2025, 14:39
Serbia vjen nesër në Shqipëri, ja ku do të akomodohet
5 Qershor 2025, 14:24

Hapen aplikimet për mësuesit e gjuhës shqipe e të kulturës shqiptare në diasporë
5 Qershor 2025, 13:55
Trafiku i drogës me "tentakula" në Europë, GJKKO vulos burgun për 9 të arrestuarit
5 Qershor 2025, 13:39
Dezerton nga radhët socialiste, Erion Braçe bëhet demokrat "me dokumenta"
5 Qershor 2025, 13:23
Zgjedhjet e 11 Majit, KAS vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë
5 Qershor 2025, 13:22
Nuk ka “tym të bardhë”/ Dështon për herë të 27 konstituimi i Kuvendit të Kosovës
5 Qershor 2025, 13:08
Përplasje në Kuvend/ Elisa Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca
5 Qershor 2025, 13:04
Një Vajzë, Ndryshe, Një Djalë
5 Qershor 2025, 12:57
Aksident në uzinën “Albchrome” në Elbasan, ndalohen tre persona
5 Qershor 2025, 12:54

Nga pasaportat false te rrugët drejt Britanisë e Amerikës, SPAK çon në gjyq 37 persona
5 Qershor 2025, 12:37
Berisha: Ligji i farsës është se diktatorit i shtohen gjithmonë e më shumë votat
5 Qershor 2025, 12:19


Saga e vrasjeve, Alibej: Nisi pasi dhashë vendndodhjen e Talo Çelës
5 Qershor 2025, 11:45

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin, KMSH njofton ku do të bëhet falja e namazit
5 Qershor 2025, 11:24
Bardhi: Delegacioni i BE tha që krimi kontrolloi zgjedhjet në Elbasan!
5 Qershor 2025, 11:16
“Zgjedhjet e 11 Majit, proces i kontrolluar”, Gjekmarkaj: Jeni bërë viktima të zellit
5 Qershor 2025, 11:15

Gazetarët u censuruan nga Spiropali, AGSH: Mashtrim e propagandë institucionale
5 Qershor 2025, 11:00