Flash News

E-TJERA

Aksident në urën e re të Kukësit, përplasen tre automjete

Aksident në urën e re të Kukësit, përplasen tre

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete. Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes.

Për shkak të aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes.

Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetet e përfshira.

Sipas burimeve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit të parë si dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë nga dy mjetet e tjera.

Të fundit