E-TJERA

Ndahet papritur nga jeta diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta diplomati Ilir Shqina, ish-bashkëshorti i Grida

Është ndarë nga jeta diplomati shqiptar Ilir Shqina.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila e ka pasur bashkëpunëtor në atë kohë në atë ministri.

"Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata  fatin ta kem pranë si Këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur  Shqipëria përballej me një nga fazat më të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin  dhe maturinë si akt shërbimi publik. Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan. U prehsh në paqe, Ilir!", shkruan Bregu.

Po ashtu, kujtojmë se Shqina ka qenë bashkëshorti i Grida Dumës.

Ish-deputetja Duma dhe Ilir Shqina u ndanë vite më parë dhe nga martesa e tyre patën një djalë.  Shkaku i ndarjes së tij nga jeta nuk dihet ende. 

 

Të fundit