Flash News

E-TJERA

Gazetari zbulon prapaskenat: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Ramës

Gazetari zbulon prapaskenat: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas

Pas 9 muajsh nga emërimi, pak ditë më parë Ermal Onuzi dha dorëheqjen nga detyra si komandanti i Gardës së Republikës.

Sakaq, gazetari Artan Hoxha tha në MCN se vendimi ka ardhur pas përplasjes që Onuzi ka patur me shefin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Hoxha tha se shefi i grupit të shoqërimit të kreut të qeverisë di të gjitha lëvizjet e kryeministrit dhe nuk ka lëvizur nga detyra që kur Edi Rama ishte në opozitë.

“Drejtuesi i Gardës që dha dorëheqjen ishte i ri. Garda vazhdimisht sulmohet nga opozita kur ka protesta të forta. Pse është dhënë dorëheqja? Rezulton që ka pasur një përplasje mes ish-drejtuesit të Gardës dhe shefit të grupit të shoqërimit të kryeministrit, që është i palëvizshëm që nga koha kur kryeministri ka qenë në opozitë. 

Pozita që ai ka është e fortë, është njeri i besuar i kryeministrit, që di çdo gjë të kryeministrit, di rutinën dhe lëvizjet e tij. Si ka ndodhur përplasja, ende s’e dimë qartësisht, por është një motiv i besueshëm pse mund të ketë ardhur dorëheqja. Shefi i eskortës së kryeministrit është i palëvizshëm. Mund të ketë perceptuar rreziqet e kryeministrit. 

Ai mban kontakte me shërbimet e tjera të Shqipërisë, si SHISH. Kemi një problematikë me Gardën e Republikës. Meqenëse pagesat janë nga më të ulëtat, ata që shkojnë në Gardë, edhe pse mund ta kenë pasion në fillim, e shohin që puna, sakrifica dhe pagesat kanë një mospërputhje. Një pjesë e tyre detyrohen të bëjnë edhe punë të dytë” – tha Artan Hoxha.

Të fundit