Flash News

E-TJERA

Tortura dhe vrasje makabër, Lala tregon rrëfimet e të penduarit të drejtësisë për grupin e Laert Haxhiut

Tortura dhe vrasje makabër, Lala tregon rrëfimet e të penduarit

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, për orgaizatën kriminale të Laert Haxhiut. 

Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e cilësoi Laert Haxhiun, një personazh tejet brutal, i cili nisi rrugëtimin kriminal për shkak të hakmarrjes ndaj Aldo Bares. 

"Laert Haxhiu mund të konsiderohet pas Aldo Bares, që ka qenë një mendje kriminale shume dimensionale, Laert Haxhiu ishte kundërshtar i tij, njeri që vepronte me ashpërsi të jashtëzakonshme. Artan Tafani ka qenë pjesë e grupit të tij kriminal. Artan Tafanit i është vrarë babai në 97’, ka vajtur në Greqi dhe ka bërë punë të ndershme, por më pas nga varësia nga droga... Artan Tafani, u arrestua pas grabitjes së një exchange dhe vendosi të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë. Rrëfen 17 ngjarje, përfshirë vrasje.

Një vrasja e Fridman Xhaferrit, një njeri i lidhur me Laert Haxhiu, që kishte dhënë shenja se edhe mund të fliste. E dhunuan në mënyrë barbare dhe e kanë fundosur në rezervuar. Ai rrëfen detaje barbare që tregojnë ashpërsinë.

E dyta, vrasja e një përdoruesi të lëndeve narkotike, e marrin me pretendimin për ti dhënë mall dhe e vrasin me plumb pas koke sepse dyshonte se mund të kishte lidhje me Aldo Baren.

E treta, tentative ose vënia në shënjestër e dy prokuroreve, njëra prej të cilave Doloreza Musabelliu, që është sot prokurore e posaçme. Vënë njerëz për të përgjuar prokuroren, por për fat të mirë u godit grupi dhe nuk u ndërmorrën hapat.

Pra, ashpërsia me të cilën vepronte Laert Haxhiu ishte tej cdo imagjinate. Kjo tregon edhe si përcaktohen në hierarki", tha ndër të tjera Lala. 

Të fundit