Flash News

E-TJERA

Trafiku i drogës me "tentakula" në Europë, GJKKO vulos burgun për 9 të arrestuarit

Trafiku i drogës me "tentakula" në Europë, GJKKO vulos

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për nëntë persona të arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe autoriteteve finlandeze.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda, pas kërkesës së paraqitur nga SPAK më datë 3 qershor 2025.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale të trafikimit të narkotikëve, shitjes së lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal me veprimtari ndërkombëtare.

Në kërkesën e SPAK, u paraqitën prova të konsiderueshme për përfshirjen e personave të arrestuar: Besnik Spata, Erind Agalliu (alias Teneqexhiu), Altin Musta, Kevin Qevani, Toni Kota (alias Tavani), Geraldo Seferaj, Eltion Myftari, Ledjon Hoxha dhe Dorjan Luzaj.

Sipas vendimit të gjykatës, provat e paraqitura janë të mjaftueshme për të justifikuar mbajtjen në paraburgim, për të garantuar vijimin e hetimeve pa pengesa dhe për të shmangur çdo tentativë për arratisje apo ndërhyrje në proces.

Gjykata urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit, duke i hapur rrugë hetimeve të mëtejshme në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.

Ky operacion është një tjetër sinjal i qartë i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Të fundit